• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Dumani: Nuk u kontaktuam në asnjë moment nga Avokatura e Shtetit

by A R
31/07/2025 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një komunikim informal me gazetarët, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut mbi Thoma Gëllçin. Ajo konstatoi se arrestimi dhe paraburgimi i tij nga SPAK-u ishin të paligjshëm dhe në shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Dumani u tha gazetarëve se SPAK nuk është kontaktuar asnjëherë nga Avokatura e Shtetit gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Strasburg. Sipas tij, GJEDNJ ka konstatuar se Gëllçi është vetëdorëzuar, ndërkohë që në dokumentacion tregohet se ai është arrestuar nga policia.

“Prokuroria e Posaçme nuk është kontaktuar në asnjë moment nga Avokatura e Shtetit gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në GjEDNJ. As nuk iu kërkua informacion, as nuk iu kërkua dokumentacion mbi ecurinë e hetimeve. Kjo ka kufizuar ndjeshëm aftësinë e SPAK për të paraqitur qëndrimin e tij për masën e sigurisë dhe rrethanat përkatëse. Po ashtu gjykata e europiane e te drejtave të njeriut  ka konstatuar se Thoma Gëllçi është vetëdorëzuar, ndërkohë që dokumentacioni zyrtar tregon se ai është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Shtetit, pas caktimit të masës së sigurimit në mungesë”, tha Dumani sipas të cilit “kjo është një pasaktësi faktike me ndikim në vlerësimin e proporcionalitetit të masës”.

Dumani nënvizoi gjithashtu se, ky rast duhet të shërbejë si sinjal për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht kur përfaqësohet shteti shqiptar në gjykata ndërkombëtare.

“Koordinimi më i mirë mes Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë është thelbësor për mbrojtjen efektive të interesave të shtetit dhe sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Sipas Strasburgut, paraburgimi me më shumë se 7 muaj dhe zgjatja e afateve të paraburgimit ishin në shkelje të nenit 5 pika 3, të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut, në të cilën thuhet: “Çdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni duhet të çohet menjëherë përpara një gjyqtari ose një zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet me dhënien e garancive për t’u paraqitur në procesin gjyqësor”.

Gëllçi u arrestua në Tetor të vitit 2021, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me një tender gjatë kohës që drejtonte Radio Televizionin Shqiptar. Ai u vendos në paraburgim me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me argumentin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme. Por, Gjykata e Strasburgut e rrëzoi këtë argument, duke konstatuar se autoritetet nuk dhanë prova konkrete për të mbështetur pretendimet e tyre për paraburgimin, se argumentet e përdorura për arrestimin ishin të përgjithshme dhe të pambështetura dhe se prokuroria nuk ndërmori asnjë veprim hetimor të rëndësishëm gjatë periudhës së paraburgimit, duke e mbajtur atë në izolim pa arsye të justifikuara.

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit, PD ankimon në Kolegjin Zgjedhore rezultatet e qarqeve Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan

Nënkryetarët e rinj të Bashkisë, reagon PD: Përpjekje për të fshehur mungesën e legjitimitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

December 24, 2025
Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com