• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi i qeverisë: 5 kategoritë e ndërtimeve pa leje që përfitojnë nga procesi i legalizimit

by Java News
26/10/2016 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua Vendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 280 dt. 01.04.2015”, që parashikon një sërë lehtësish dhe përfitimesh në favor të aplikuesve për legalizim.

Ky vendim akti i radhës i procesit të legalizimit, që përmirëson procedurat e kualifikimit të ndërtimeve pa leje dhe trajton drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat e qytetarëve, duke ndarë kategoritë e ndërtimeve që mund të legalizohen, nga ato që nuk mund të legalizohen.

Qëllimi kryesor i vendimit është pakësimi i kritereve që shkaktojnë përjashtimin e ndërtimeve nga legalizimi.

Në përpjekjen për të përkrahur sa më tepër aplikuesit, vendimi i sotëm parashikon përjashtimin nga legalizimi vetëm në ato raste kur cënohet një interes publik shumë i lartë, sic janë veprat që i shërbejnë komunitetit dhe ato të rëndësisë kombëtare, situata në të cilat legalizimi do të binte ndesh me interesin publik më të lartë.

Në të gjitha rastet e tjera, vendimi bën të mundur legalizimin, duke zhdukur pengesat e çdo lloji: thelbësore dhe formale/proceduriale, pengesa të cilat kanë qenë për një kohë të gjatë, karakteristikë e procesit të legalizimit.

“Mund të konfirmojmë me siguri se asnjëherë nuk ka patur kuadër rregullator më të thjeshtuar dhe favorizues për aplikuesit, se sa ai i krijuar tanimë.

Ai ka në thelb të drejtat themelore të qytetarëve dhe është i prirur drejt realizimit të tyre, duke ndjekur frymën e ligjit “Për legalizimin”.

Përvec kësaj, shumë i rëndësishëm është edhe lehtësimi i procedurave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në funksion të legalizimit.

Përmendim këtu, bashkëpunimin me Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë apo Institutin e Monumenteve të Kulturës, për rastet kur ndërtimet gjenden pranë monumenteve të kulturës, ose pranë zonave arkeologjike.

Po aq i rëndësishëm është edhe bashkërendimi me Ministrinë e Mbrojtjes, organet e njësive të qeverisjes vendore (bashkitë), dhe institucione të tjera, kur është e nevojshme pjesëmarrja e tyre, gjatë procedurave legalizuese” thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

Kategoritë që përfitojnë
Në mënyrë të shkurtuar, përmendim disa nga kategoritë e ndërtimeve pa leje që përfitojnë nga vendimi i miratuar sot, si:

– Ndërtimet e ndodhura në trojet e objekteve ish-ushtarake, për të cilat tashmë ka një kornizë të qartë bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes;

– Ndërtimet, legalizimi i të cilave pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore, çka rregullohet më së miri nga vendimi në fjalë;

– Ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qendore;

– Ndërtimet që kanë kufizime të pronës/truallit ku janë ngritur, sipas innformacionit të ZVRPP. Edhe këto raste tanimë janë të trajtueshme nga ALUIZNI;

– Perfitojnë nga ky vendim edhe objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje./shqiptarja/a.k

Next Post
VIDEO/ Është ministre në kabinetin e qeverisë britanike, por shikoni se çfarë i bën topit

VIDEO/ Është ministre në kabinetin e qeverisë britanike, por shikoni se çfarë i bën topit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

December 19, 2025
“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

Vokshi: Nuk përjashtohet asnjë formë proteste, as greva e urisë në ditët në vijim

December 19, 2025
Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

December 19, 2025
Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

December 19, 2025
Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

December 19, 2025
Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

December 19, 2025
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

December 19, 2025
“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

December 19, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Momente përplasjesh dhe Berisha e përjashtoi nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë/ Ervin Salianji bën thirrje për protestë

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In