• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

by A R
09/03/2026 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të Partisë Socialiste, e cila rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun ka ardhur edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar demokrat. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon kryeministrin Rama se është peng i Ballukut dhe korrupsionit.

“Më në fund del hapur: I korruptuari mbron të korruptuarit! Më në fund, zyrtarisht peng! Vendimi i “Gjykatës Supreme të Republikës – PS” për të mos lejuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut konfirmon atë që kemi thënë që në ditën e parë: Edi Rama është peng i Belinda Ballukut. I kapur në kurthin e korrupsionit që ka ndërtuar vetë, Edi Rama nuk është një kryeministër i lirë për të marrë vendime në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Përndryshe, nuk do të ishte i detyruar që, pas 10 vitesh nga miratimi i reformës në drejtësi, të hiqte maskën propagandistike të reformatorit, duke u kthyer në pengesën madhore të drejtësisë!”, shkruan Bardhi.

Bardhi deklaroi se SPAK ka paraqitur prova për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro dhe për presion ndaj dëshmitarëve.  Sipas tij në një demokraci funksionale, parlamenti duhet t’i hapë rrugë drejtësisë dhe jo ta pengojë atë.

“SPAK-u ka paraqitur prova për 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro, si dhe prova për presion ndaj dëshmitarëve përmes të fortëve dhe parave. Në çdo demokraci normale, Parlamenti do t’i hapte rrugë drejtësisë. Por sot pamë diçka tjetër: jo vetëm Kryeministri është peng, por edhe Parlamenti po mbahet peng për të mbrojtur sistemin e korrupsionit, me arkitekt Edi Ramën dhe zbatuese Belinda Ballukun e shumë të tjerë si ajo”, theksoi kreu i grupit demokrat.

Vendimi i shumicës, për deputetin demokrat, nuk është vetëm një çështje e brendshme politike, por edhe një test për Shqipërinë në raport me integrimin europian. Bardhi argumentoi se pengimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë rrezikon procesin e afrimit me Bashkimin Europian.

“Kjo nuk është më vetëm një çështje e brendshme politike. Ky ishte një test kritik për Shqipërinë në raport me Bashkimin Europian. Europa kërkon sundim ligji dhe luftë reale kundër korrupsionit në nivelet më të larta, por Edi Rama zgjodhi korrupsionin dhe, pengimin e drejtësisë! Kur drejtësia bllokohet për të mbrojtur pushtetin, peng bëhet edhe integrimi europian.

Me qëndrimin e Edi Ramës pro Belindës (korrupsionit), kundër drejtësisë (integrimit), konfirmohet e zeza mbi të bardhë: vendi qeveriset nga një kryeministër peng i një të pandehure të SPAK-ut”, vijoi ai.

Bardhi bëri thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e 12 marsit para Parlamentit.

“Kur shteti merret peng nga korrupsioni, fjala u mbetet qytetarëve. Më 12 mars, para Parlamentit, shqiptarët do t’i tregojnë Edi Ramës se Shqipëria nuk është peng i askujt”.

Next Post

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

March 9, 2026
Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

March 9, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Argumentet kryesore: Pse Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK?

March 9, 2026
Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In