Delegacioni i Parlamentit Evropian ka reaguar pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me kreun e Kuvendit Granoz Ruçi.
‘Diskutuam me kryetarin e Kuvendit për nevojën për unitet kombëtar për rrugën në BE.
Parlamenti është vendi për debate politike dhe për nxitjen e reformave’, shkruan delegacioni i PE në një postim në Twitter.
Gjatë takimit, Ruçi tha se objektivat për integrimin janë drejt përmbushjes dhe reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses.
Sa i përket djegies së mandateve nga opozita, Ruçi është shprehur se parlamenti është legjitim pasi “vjen nga zgjedhje të ndershme”.