• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i detajuar/ Kategoritë që përfitojnë rritje pensioni nga 1 korriku!

by Java News
13/06/2018 07:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajm i mirë për pensionistët. Në mbledhjen e djeshme të zhvilluar në Durrës, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtojë një fond prej rreth 12 milionë eurosh në favor të të gjitha kategorive të pensioneve, të cilat do të rriten në masën 2.8 për qind.

Kjo bëhet për të indeksuar pensionet me rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë, ose inflacionin, i cili aktualisht ndodhet në një nivle vjetor prej 2.1 për qindësh. Pra, parashikohet edhe një rritje e vogël, përveç përputhjes me inflacionin.

Kategoritë
Sipas VKM-së, përfitojnë rritje në masën 2.8 për qind të gjitha kategoritë e pensioneve si më poshtë:

Pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë; Pensionet sociale; Shtesat mujore, të përfituara si trajtim i invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar; Pensionet për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut; Shtesat mbi pension; Pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji; Trajtimet e veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit; Trajtimet e veçanta financiare të pilotëve fluturues në pension; Trajtimet e veçanta financiare të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension; Trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë;

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë; Trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake; Pensionet suplementare shtetërore të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë; Pensionet suplementare shtetërore të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit; Shpërblimet e caktuara për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashiste të popullit shqiptar; Pensionet shtetërore të posaçme.

Përfituesit
Indeksimin në masën 2.8 për qind e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 30.6.2018, përfshirë edhe këtë datë.

Pensione maksimale dhe minimale
Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.7.2018 nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj dhe më shumë se 26 757 lekë në muaj. Këto prekin pensionet e qytetit.

Ndërsa pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.7.2018 nuk do të jenë më pak se 9 161 lekë në muaj, por jo më shumë se 13 378 lekë në muaj. Keto prekin pensionet e fshatit.

Pensioni i parakohshëm
Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj.

Kompensimi
Përfituesit e pensioneve të caktuara pas datës 1.7.2018, por me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; “Për rritjen e pensioneve”; “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve, të këtij vendimi, të jetë:

a) deri në 15 028 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë;
b) deri në 14 528 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 9 851 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare në fshat.

7. Kompensimet për të ardhura mujore minimale do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 15 028 lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve do të marrin edhe kompensimet e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse, bukës, gazit. Pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet nuk mund te jenë me të vogla se 15 528 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 27 257 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10 051 lekë në muaj ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 528 lekë në muaj.

Pensioni bazë
Shuma bazë e pensionit duke filluar nga data 1.7.2018 e në vazhdim të jetë 7 262 lekë.

Efektet në buxhet
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1.545.000.000 lekë dhe përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së të vitit 2018.

Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.7.2018.

Minimumi dhe Maksimumi i pensioneve, pëfshirë kompensimet:

Pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet nuk mund të jenë më të vogla se 15 528 lekë në muaj

Të ardhurat maksimale arrijnë 27 257 lekë në muaj

Të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10 051 lekë në muaj

Të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 528 lekë në muaj.

Kategoritë e pensioneve që përfitojnë rritjen 2.8%

Pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë

Pensionet sociale

Shtesat mujore, të përfituara si trajtim i invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar

Pensionet për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut

Shtesat mbi pension

Pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji

Trajtimet e veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit

Trajtimet e veçanta financiare të pilotëve fluturues në pension

Trajtimet e veçanta financiare të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension

Trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë

Trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake

Pensionet suplementare shtetërore të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë

Pensionet suplementare shtetërore të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit

Shpërblimet e caktuara për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashiste të popullit shqiptar

Pensionet shtetërore të posaçme

Next Post
‘Bëje për vendin’, 10 shtete ku qeveria inkurajon qytetarët të bëjnë dashuri

Mësoni se cilët janë tipat e meshkujve që zgjedhin femrat për të bërë fëmijë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In