Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën një sërë masash të reja të propozuara për të luftuar korrupsionin në BE, por edhe në mbarë botën.
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se fakti që BE e mori një nismë të tillë diçka ka lëvizur dhe nuk është vetëm çështja e korrupsionit.
Sipas tij, korrupsioni i Tiranës dyshohet se ka lidhje me Moskën dhe ka marrë ngjyrë antiamerikane.
“Të gjithë këtë lëvizje e ka trajtuar Uashingtoni, Saliu kundër Amerikës është, nuk e din ju? Nëse ka ndodhur kjo, do ketë goditje më të rënda se kaq kundër këtyre.
Do vazhdojë goditja e tyre politike nga Uashingtoni, nga NATO dhe qarqet e larta të BE”, tha Ngjela.