• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Ballukut për fabrikë armësh në Shkozë,  Alimehmeti: Të mblidhet Këshilli Bashkiak!

by B K
31/03/2025 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës. Deri më tani, godinat ishin në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe ishin caktuar për ndërtimin e banesave sociale. Por tani, pa pëlqimin e pronarit, ato kalojnë në duar të tjera, konkretisht në pronësinë e shoqërisë KAYO, nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas këtij vendimi, godinat do të përdoren për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë armë dhe municione.

Alimehmeti ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak për këtë çështje, duke shtuar se vendimi që mban firmën e Ballukut bie në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi.

“Ju kërkojmë futjen në rend dite në mbledhjen më të parë të Këshillit Bashkiak të trajtimit të çështjes së revokimit nga Këshillimi i Ministrave të së drejtës së pronësisë të Bashkisë Tiranë që bie në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi”, thuhet në kërkesë.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Shkresa e plotë:
Kërkesë për futjen në rend dite në mbledhjen më të parë të Këshillit Bashkiak të trajtimit të çështjes së revokimit nga Këshillimi i Ministrave të së drejtës së pronësisë të Bashkisë Tiranë dhe transferimit e pronësisë te Shoqëria Shtetërore “KAYO”, SH.A., të pasurive pjesë të pronës nr. 16, me emërtimin “Ish-uzina e pjesëve të ndërrimit të automjeteve”, me vendndodhje në zonën kadastrale 8170, Njësia Administrative nr. 1, Tiranë, dhe kërkesë për informacion.
Të nderuar,
Më datë 12.03.2025, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për “REVOKIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË BASHKISË TIRANË DHE TRANSFERIMIN E PRONËSISË TE SHOQËRIA SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., TË PASURIVE, PJESË TË PRONËS NR. 16, ME EMËRTIMIN “ISH-UZINA E PJESËVE TË NDËRRIMIT TË AUTOMJETEVE”, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8170, TIRANË”.
Kjo VKM është në shkelje të plotë të Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, dhe të Rregullores për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, në të cilat citohet:
• Ligji Nr. 139/2015, Neni 54, shkronja e, “Këshilli bashkiak miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve”;
• Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, Neni 58, pika 6 “Vendimet merren me jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit për rastin e parashikuar në shkronjën “e”, të nenit 54, të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”.
Ju kërkojmë futjen në rend dite në mbledhjen më të parë të Këshillit Bashkiak të trajtimit të çështjes së revokimit nga Këshillimi i Ministrave të së drejtës së pronësisë të Bashkisë Tiranë që bie në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu, pronat e ndodhura në Njësinë Administrative nr. 1 Tiranë janë kaluar në pronësi që 8 vite më parë, përmes VKM nr. 219, datë 21.03.2017, për t’u përdorur për realizimin e veprimtarive social- kulturore e sportive dhe për realizimin e programeve arsimore.
Kërkojmë informacion pse në këtë zonë nuk janë realizuar programet arsimore, social-kulturore e sportive të përcaktuara më lart.
Duke ju falënderuar,
Prof. Asc. Ilir Alimehmeti
Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike
Bashkia Tiranë

Next Post
Detaje/ Le Pen u dënua me 4 vjet burg, humb të drejtën e kandidimit në zgjedhjet presidenciale

Detaje/ Le Pen u dënua me 4 vjet burg, humb të drejtën e kandidimit në zgjedhjet presidenciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In