• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi GJK për Veliajn, këshilltari i PD: U shkrua ‘qëllimisht keq’ nga PS për të qenë i cenueshëm në…

by A R
03/11/2025 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, komentoi në emisionin “3D” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pranimin e ankimit të Erion Veliajt, duke e cilësuar këtë dështim “si pasojë të drejtpërdrejtë të strategjisë së gabuar të mazhorancës”.

Sipas Telitit, opozita kishte kërkuar mbledhje urgjente jo për të vendosur për “statusin juridik të Veliajt”, por për të adresuar shkeljet thelbësore të kryera prej tij si kryebashkiak.

“Kërkesa jonë ka qenë që vendimi për shkarkim të mos bazohej thjesht te 3-mujorshi, por tek shkeljet e kryera,” tha Teliti.

Ai argumentoi se vendimi i shkarkimit nga Këshilli Bashkiak u bazua vetëm në afatin 3-mujor të mungesës në detyrë, duke injoruar kërkesën e opozitës për të përfshirë shkeljet ligjore të Kryebashkiakut të arrestuar.

Teliti solli si shembull konkret të shkeljeve marrjen e kompetencave të Këshillit Bashkiak nga Veliaj.

“Ai as dhe një ndihmë të vetme qoftë dhe si ndihmë sociale, nuk e jep dot pa vendim të Këshillit Bashkiak. Ai ka marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak. Në këtë moment, për marrje kompetencash, mblidhet këshilli dhe e shkarkon. Kjo në këndvështrimin tonë është shkelje kushtetuese,” shpjegoi Teliti.

Ai përmendi gjithashtu shkresën e Veliajt për 96 milionë euro për inceneratorët si një tjetër shembull të marrjes së vendimeve thelbësore pa miratimin e Këshillit.

Teliti e ngriti akuzën më tej, duke pretenduar se dobësia e vendimit për shkarkim ishte e qëllimshme nga ana e mazhorancës.

“Mazhoranca e nisi në mënyrë të njëanshme gjithë procesin për shkarkimin e tij. Ne kërkuam që motivi për shkarkim të pasurohej. Ka qenë një vendim që ta bënte vetë vendimin të cënueshëm në Kushtetuese, në varësi të interesave të brendshme të PS. Është shkruar në mënyrë të qëllimshme aq keq si vendim për shkarkim. Edhe juristi më i thjeshtë ta thotë këtë. Koha e provoi sot,” përfundoi Teliti.

Next Post
“Plagosën dhe rrëmbyen një person”, xhandarmëria serbe thyen kufirin dhe hyn në Kosovë

“Plagosën dhe rrëmbyen një person”, xhandarmëria serbe thyen kufirin dhe hyn në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In