• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi i BSH/ Bizneset që bëjnë evazion fiskal, nuk do të marrin kredi në banka

by Java News
01/09/2017 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset që fshehin taksat tashmë do ta kenë të pamundur të marrin kredi në banka.
Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë miratuar një masë ligjore, e cila ndryshon rrënjësisht dhënien e kredive për biznesin.

“Duke filluar nga 1 janari 2018, çdo kredi do të miratohet duke u bazuar në bilancin tatimor, apo në deklaratat financiare të audituara të bizneseve”, ka deklaruar dje Deniz Deralla, drejtor i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Aktualisht, shumë biznese punojnë me dy bilance. Pranë Tatimeve deklarojnë të ardhura të ulëta për të paguar sa më pak taksa, ndërsa kur shkojnë në bankë për kredi dorëzojnë një bilanc tjetër konfidencial me të ardhura shumë më të larta, për të përfituar kredinë.

“Ne si Bankë e Shqipërisë kemi verifikuar se deri më sot një pjesë e deklaratave konfidenciale të dorëzuara nga bizneset nuk ishin të bazuara në dokumentacion financiar. Pra, mund të ishin fiktive dhe kjo ishte pjesë e përkeqësimit të nivelit të kredive në përgjithësi dhe krijimit të një niveli të lartë të kredive me probleme të këtyre viteve”, thotë Deralla.

Kjo kërkesë e re ligjore ka pasoja të mëdha jo vetëm për sistemin financiar, por edhe për gjithë ekonominë.

“Së pari kjo masë merret për të ulur riskun e miratimit të kredisë dhe për t’i dhënë një mundësi bankave që të bëjnë analizat të bazuara mbi dokumentacionin ligjor, pa marrë parasysh deklaratat fiktive apo ato të falsifikuara të bizneseve. Sigurisht që kjo mund të ketë dhe efekte të tjera pasi do sjellë një formalizim të plotë të biznesit”, shton Deralla.

Masat e marra kohët e fundit nga vetë bankat për të shmangur mospagimin e kredive nga biznesi, ka sjellë një ulje të ndjeshme të kreditimit në përgjithësi ndaj korporatave. Sipas statistikave të BSH, huaja për subjektet në monedhën vendase ka rënë 4 miliardë lekë për periudhën korrik 2016-korrik 2017, ndërsa ajo në valutë me 22 miliardë lekë.

ma.me

Next Post
Mbyllet merkata e verës në futboll

Mbyllet merkata e verës në futboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In