• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Bashkia Tiranë rrit pagat për punonjësit e niveleve të ulta

by A R
05/04/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës bëhet e para që i përgjigjet apelit të qeverisë për të rritur pagat për punonjësit e vet dhe për të gjithë ata që punojnë në sektorin publik. Por ajo që bie në sy nga vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak është se nga rritja e pagës përfitojnë më shumë nivelet më të ulëta të pagave, dhe përjashtohen drejtuesit e lartë, dukë përfshirë edhe kryebashkiakun Veliaj.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj theksoi se kjo është rritja më e madhe e rrogave e viteve të fundit.

“Kjo është një rritje nga e cila përfitojnë më shumë nivelet më të ulëta të pagave, ndërkohë që në nivelet e larta drejtuese të Bashkisë rritja është shumë më modeste, kurse për kryetarin e Bashkisë rritja është zero. Kështu, punonjësit administrativë do të përfitojnë rritje  që variojnë nga 5 – 7%. Ndërkohë që për punonjësit e shërbimeve (ata që në gjuhën popullore quhen punonjësit e punëve të krahut) rritja është shumë më e ndjeshme dhe shkon nga 20 deri në 25% të rrogës së tyre. Kjo është në fakt një mënyrë për të vlerësuar të gjitha ata heronj të heshtur të Bashkisë Tiranë, që nuk u qëllon shpesh të jenë në qendër të vëmendjes, por pa punën e të cilëve qyteti thjesht nuk do të funksiononte dot”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar një vendim të drejtë, Kreu i Bashkisë deklaroi se ky vendim është dhe një vlerësim për të gjithë punonjësit e bashkisë, veçanërisht ata që bëjnë dhe punët e rënda.

“Është një mënyrë për të vlerësuar punonjësit e pastrimit, të gjelbërimit, ata që çdo ditë shtrojnë pllaka dhe asfalt, ata që çdo ditë hipin mbi kosh për të ndërruar poçat e siguruar që meremetohet i gjithë ndriçimi, ata që merren me kanalizime e pastrimin e ujërave të zeza të gjithë pusetave të Tiranës, ata që merren me mirëmbajtjen e kopshteve, shkollave e çerdheve”, tha Veliaj./a.m.

Next Post
Gjermania ndalon martesat e minorenëve me ligj

Gjermania ndalon martesat e minorenëve me ligj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In