• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI/ ​Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm, akuzohej për vrasjen e 2 civilëve

by Java News
09/03/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Gjykatë Themelore në Gjakovë e shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, i cili akuzohej për krime lufte, konkretisht për vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Në vendimin e gjykatës thuhet se “nuk janë provuar elementet e veprës penale dhe i pandehuri Fatmir Limaj, lirohet nga aktakuza”.Fatmir Limaj aktualisht është zëvendëskryeministër i Kosovës, ndërsa në kohën e luftës në Kosovë ishte njëri nga komandantët e UÇK-së. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur akuzë kundër Fatmir Limajt, nën dyshimet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Aktakuza ndaj Fatmir Limaj kishte të bënte me vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët u vranë në tetor të vitit 1998 nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së.

Akuza për krime lufte
Limaj, akuzohej nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “nuk është vërtetuar se kush ishin kryerësit, pasi të njëjtit ishin të maskuar dhe këtë e ka cekur edhe prokuroria në aktakuzë. Andaj bazuar në këto fakte, nuk është arritur të vërtetohet nëse këta persona ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe as në komandën e kujt ishin ata.”

Gjithmonë me duar të pastra
Ish-komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj, është përballur edhe dy herë tjera me akuza për krime lufte. Në vitin 2012 dhe në vitin 2013, dy herë radhazi, Limaj u shpall i pafajshëm në dy procese gjyqësore. Në këto procese gjyqësore, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij, akuzoheshin se kanë kryer krime kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, në një qendër paraburgimi të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Kleçkë në komunën e Malishevës.

Fatmir Limaj, në vitin 2003 ishte akuzuar për krime lufte edhe nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, por në vitin 2005 ai u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat.

Fatmir Limaj, i cili tash udhëheq partinë Nisma Socialdemokrate, pjesë e qeverisë aktuale, ishte përballur edhe me një proces tjetër gjyqësor i akuzuar për korrupsion gjatë kohës kur ishte ministër i Transporteve dhe i Telekomunikacionit në vitin 2010, nën qeverisjen e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi. Edhe në këtë proces gjyqësor, që zgjati më shumë se gjashtë vjet, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm./dw/ ma.me

Next Post
Parashikimi i Horoskopit ditor, E Hënë më 22 janar 2018

Horoskopi, e shtunë 10 mars 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In