Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, njëherësh edhe Kryetare e PS për Tiranën, i cilëson vendimet e marra sot nga qeveria për kërkesat e studentëve, si hapjen e një rruge të re drejt zgjidhjes së tyre. Përmes një postimi në Facebook, deputetja Gjylameti nënvizon se vendimet e sotme shënuan precedentin e një llogaridhënieje dhe përgjegjësie kundrejt çdo ankese dhe kërkese për të shënuar leksionin e parë të komunikimit demokratik midis qeverisë dhe studentëve.
“Deklarata e Kryeministrit hapi sot rrugën e re të zgjidhjes së 8 pikave të paraqitura nga studentët për universitetin dhe shkuarjen përtej tyre.
Sot vendimet e qeverisë shënuan precedentin e një llogaridhënieje dhe përgjegjësie kundrejt çdo ankese dhe kërkese për të shënuar leksionin e parë të komunikimit demokratik midis qeverisë dhe studentëve.
Mundësia e studentëve për të marrë garancinë e përmbushjes së 8 pikave sot është realizuar duke i dhënë atyre hapësirën për tu rikthyer në auditore më të motivuar, më të nxitur për të kërkuar nga vetja dhe më shumë për të dhënë mbi universitetin. Dija e vlerësuar vjen si rezultat i përgjigjes kuptimplotë të Kryeministrit për pikat e tyre”, tha ajo.
Deputetja socialiste deklaroi se studentët kanë sot mundësinë por edhe përgjegjësinë e madhe si e vetmja alternativë e përmirësimit mbi zhvillimin e jetës universitare “Studentët fituan duke qenë kërkues por edhe duke dialoguar me Kryeministrin në auditore. Duke shprehur çdo pakënaqësi, që sot e ka një zgjidhje. Mbështetja e studentëve që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike regjistron dhe angazhimin solidar të qeverisë për të qenë pranë çdo komuniteti në nevojë. Karta e studentit dhe hapërsira e tyre në vendimarrjen e administrimit universitar i bën ata më të fortë në përfshirje dhe bordet më transparentë në punën e tyre. Studentët sot kanë mundësinë por edhe përgjegjësinë e madhe si e vetmja alternativë e përmirësimit mbi zhvillimin e jetës universitare”, shkruan deputetja Gjylameti.
/a.rada