• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimet me karakter financiar s’firmosen nga ministrat teknikë të PD-së, por nga zv.ministrat e PS-së

by Java News
02/08/2017 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë vazhduar të qëndrojnë në detyrë, edhe pse nuk kanë firmosur vendime me karakter financiar. Ministrja e Financave, Helga Vukaj, ka deleguar kompetencat e saj te zëvendësministrat e Financave, Erjon Luçi dhe Irena Beqiraj për 14 vendime që kanë hyrë në fuqi më datë 1 gusht.

Këto vendime të botuara në Fletoren Zyrtare kanë të bëjnë me pensionet suplementare, mbledhjen e rentës minerare apo kërkesat për rialokim fondesh.

Në Fletoren Zyrtare të datës 1 gusht bien në sy vendimet e ministres së Financave, e cila në 13 vendime ia delegon kompetencat e saj për të firmosur vendimet zv.ministrit Erjon Luçi dhe vetëm në një rast ia delegon zëvendëses tjetër, Irena Beqiraj.

Vendimet e Vukajt për të deleguar kompetencat janë marrë edhe para datës së zgjedhjeve, pra në qershor, edhe pas saj për gjatë gjithë korrikut.

Burime bënë të ditur se ministrat e PD-së qëndrojnë në detyrë, por nuk firmosin vendimet e qeverisë për të mos mbajtur përgjegjësi kur të mos ushtrojnë më këto funksione.

fletorja

TENDERËT

Por, përpos ministres së Financave, edhe ministrja tjetër teknike e Partisë Demokratike, Xhuljeta Kërtusha, e cila drejton Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ka firmosur më 7 korrik delegimin e kompetencave.

“Delegimin e kompetencave të titullarit të Autoritetit Kontraktor për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Elird Qëndro, me detyrë drejtor i përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse për Prokurimet e Fondeve Publike”, thuhet në vendimin e firmosur nga ministrja Kërtusha.

Vetë Kryeministri Rama kishte deklaruar se ministrat teknikë do të largohen nga qeveria fill pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Por edhe sot e kësaj dite ata vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. Delegimi i kompetencave në të gjitha rastet është bërë bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe vendimit të Kodit të Procedurave Administrative.

“Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, të neneve 28, 29 të ligjit nr. 44/2015, datë 30.4.2015, ‘Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë’, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.12.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’ dhe të nenit 11, të ligjit nr. 90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’”, thuhet në argumentin ligjor të vendimeve të botuara në Fletoren Zyrtare./Panorama/ma/me

Next Post

Durrës/ Prangoset banda e minorenëve, bënin kërdinë duke vjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In