• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimet e KLD/ Betohen 9 gjyqtarë të rinj, miratohen aktet e Vlerësimit për 6 të tjerë

by A R
08/07/2016 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 08.07.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me ceremoninë e betimit të 9 (nëntë) magjistratëve që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2014-2015, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, në detyrën e gjyqtarit, bazuar në propozimin e bërë nga KLD.

Pas leximit të formulës së betimit: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjet në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale. Betohem”, në praninë e anëtarëve të KLD-së, gjyqtarët më të rinj të sistemit u betuan sipas procedurës ligjore.

Betimi mbi Kushtetutë u bë nga gjyqtarët:

Znj. Matilda Fetau, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Z. Besmir Stroka, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Znj. Ina Hoxhaj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec;
Znj. Armela Hasantari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Z. Paulin Çera, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;

Znj. Esmerilda Habili, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Z.  Gentian Marku, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë;

Znj. Nertila Kape, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;

Znj. Yrfet Shkreli, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet;

Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për vënien në ekzekutim të vendimit penal nr. 156 akti, datë 29.06.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, dhënë ndaj shtetasit Sh.Ç., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, në kuadër të procedimit penal nr. 152/2015. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi pezullimin nga detyra, të gjyqtarit Sh.Ç.,deri në marrjen e vendimit gjyqësor të formës së prerë për çështjen penale në ngarkim të tij.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim, anëtarët miratuan aktet e Vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Jak Ndoka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë;

Gjyqtar Granit Qypi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës;

Gjyqtar Bledar Abdullai, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Artur Kalaja, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtar Martin Deda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Fatri Islamaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit./a.m.

Next Post

Përplasje Polici-TIA, blutë kërkojnë mbikqyrjen e Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In