• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vendimet e Greqisë janë keqinterpretuar”/ Rama për çështjen e detit: Maskarenj që i fryjnë zjarrit

by Ardit Rada
07/02/2021 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Sarandë është ndalur edhe një herë tek debati në lidhje me “çështjen e detit” me Greqinë.

Rama ka ritheksuar se zgjerimi në det i Greqisë, nuk e cënon Shqipërinë, duke shtuar se Greqia është në të drejtën e saj. Rama nuk i ka kursyer për opozitën dhe ata që kanë hedhur akuza se Shqipërisë po i merret deti, duke i quajtur “maskarenj që i fryjnë këtij zjarri”.

“Vendimet e Greqisë që këtu janë keqinterpretuar masivish janë vendime që nuk kanë lidhje me çështjen e detit mes nesh dhe Greqisë, sepse këtu nuk janë miljet e nevojshme për t’u shtrirë 12 milje, që të ndodh kjo duhet të vendos kufirin në Memaliaj dhe pastaj e gjithë ekonominë e detit duhet ta spostojmë në Virua, nuk ka dhe nuk e di sa herë duhet ta përsërisë. Nuk ka mundësi as Shqipëria të shtrihet 12 milje, dhe as Greqia të shtrihet te ne.

E ke shpinë në Sarandë? Jo sipas lajmeve e ke shtëpinë në Greqi. 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecili shtet, Greqia ka ushtruar të drejtën e vet, deti Jon nuk fillon në Butrint, matanë ka Greqia hapësirë për t’u shtrirë me 12 milje në raport me Italinë, aty ku dhe Konventa e thotë shumë qartë, që ushtrohet aty ku është e mundur, nëse nuk është mundësia fizike nuk e bën dot.

Ne e kemi ushtruar këtë të drejtë në ’90 me 6 milje dhe aty ku nuk ushtrohet dot duhet bërë marrëveshje dhe ne do të shkojmë në gjyq se s’kemi marrëveshje, nuk jemi marrë vesh se nuk ka hapësirë për të ushtruar të drejtën pa u marr vesh dhe ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja të bëhet fshehurazi është një ide krejtësisht absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me 2 këmbë që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë, ata që janë lider partish politike dhe flasin duke i fryrë këtij zjarri janë maskarenj.

Qenie të ulëta, të padenja që nuk meritojnë aspak respekt por që kanë një pjesë njerëzish që i ndjekin, gjysmëanalfabet që i japin vetes patriot, po patriot e injorant nuk lidhen me njëra tjetrën. këtu s’ka lidhje ke shkollë apo jo, ke sot njerëz me shkollë që e kanë kokën bosh. Marrëveshja e vjetër ishte problem, jam krenar që rivendosëm me Greqinë rrugën e komunikimit, marrëdhëniet me Greqinë janë shumë pozitive, por ajo që ka bërë nuk impakton fare me ne”, tha Rama./a.p

Next Post
Kryemadhi: Projekti ‘mëso dhe fito’ për punësimin e të rinjve, një nga 5 prioritetet tona më mira

Kryemadhi: Projekti ‘mëso dhe fito’ për punësimin e të rinjve, një nga 5 prioritetet tona më mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In