• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimet/ Disiplina dënon Partizanin, Tiranën dhe Laçin për sjelljen e tifozëve

by Java News
27/04/2018 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar ekipet e Tiranës, Partizanit dhe Laçit për sjelljen e tifozëve në ndeshjet e javës që lamë pas. Partizani për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen me Skënderbeun duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë.

Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Edhe Tirana për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës dënohet me zhvillimin e ndeshjes së radhës pa spektatorë. Gjithashtu Disiplina ka dënuar edhe ekipet e tjera në kategoritë inferiore për incidentet që janë shënuar.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 27.04.2018
1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2.KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

3.Zyrtari i KF “Vllaznia”, Ruzhdi Mesi, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të protestave ndaj vendimit te Zyrtareve te ndeshjes, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

4.Zyrtari i KF “Vllaznia B”, Ervis Kraja, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të protestave ndaj vendimit te zyrtareve te ndeshjes, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

5.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e ndeshjes së radhës pa spektatorë.

6.Lojtari i KF “Shënkolli”, Kristjan Licaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Shkumbini”, Erjon Mustafaraj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Internacional”, Vladimir Saraci, për goditje me koke ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.KF “Përmeti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

10.KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

11.KF “Delvina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

12.Zyrtari A.F “Dinamo”, Ilir Spahiu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13.Lojtari i KS “Vlora”, Brigeld Islami, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14.SH.S “Pepa” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

15.KF “Tirana B “ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tomorri” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

16.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Partizani”U-19, Eneid Kodra dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Eneid Kodra vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

17.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Laçi”U-19,Elgit Gjinaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Elgit Gjinaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

ma.me

Next Post
Tabaku-Kryemadhit: LSI sulmon ligjin e arsimit të lartë për vota, pse heshtët deri tani

"Gulf"/ Deputetja e PD Tabaku sfidon Gjiknurin me video: Ja ç'thoje 4 vite më parë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com