• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vendi sekret i Adriatikut”. Ja çfarë shkruajnë mediat prestigjioze për Shqipërinë

by A R
17/08/2017 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria turistike – Vendi i fundit sekret i Adriatikut, apo një Karaibe e Mesdheut… Këto janë vetëm dy nga titujt intrigues të shkrimeve të botuara në prestigjiozet ndërkombëtare për Shqipërinë.

Shqipëria si një destinacion europian ende për t’u zbuluar ka qenë së fundi në fokus të mediave të huaja, të cilat me artikuj dhe reportazhe të ndryshme orientojnë turistët e huaj drejt atraksioneve të ndryshme për tu vizituar.

Washington Post, Associated Press, The Telegraph, Forbes, Vanity Fair, Deutsche Welle, CorriereAdriatico, Lonely Planet, TV Francë 2, la ‘Femme Actuelle’, janë vetëm disa nga prestigjozet ndërkombëtare që kanë shkruar për potencialet turistike të Shqipërisë.

Bregdet, male, histori e traditë… Këto shkrime inkurajojnë turistin e huaj për të njohur Shqipërinë në të gjitha dimensionet.

The Telegraph

Një shkrim i britanikes The Telegraph e rendit Beratin, të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë. Në shkrim veçohet lagja e vjetër e Beratit, Mangalemi, e cila është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare, Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij, shkruan Telegraph.

Deutsche Welle

Në një artikull për Shqipërinë, si destinacioni turistik i vitit në Europë DW shkruan: “Jo Antibes, por Drimadhë“ – Pushime verore në mes të Evropës.
…Greqia, Spanja e Italia ishin dje. Destinacioni në fakt aspak i ri i pushimeve verore sivjet është Shqipëria, më saktë Jugu i saj. Pamjet marramendëse që ofrohen pas kalimit të Qafës së Llogarasë janë pastaj shpërblimi, si një bonbon ekstra që udhëtari e shijon me shumë dëshirë e nge….

Washington Post

Në një shkrim për Nivicën, Washington Post ndalet te projekti që orienton turistët drejt fshatrave të thella të Shqipërisë.
…Lart në malet e jugut të Shqipërisë, një udhëtim përgjatë një rruge të vështirë të frekuentuar më shumë nga dhitë sesa nga makinat, të çon në një grup fshatrash ku koha duket se ka ndaluar prej dekadash. Atraksionet e zonës janë të shumta. Burime me ujë të kristaltë rrjedhin nëpër kanione dhe gryka duke përvijuar peizazhin. Ura të vogla prej guri të epokës osmane, të paprekura prej shekujsh, ende kalojnë sipër kanaleve. Kur perëndon dielli, barinjtë çojnë kopetë e tyre në vathë të vogla për t’i mjelë ato. Dhe si çdo gjë në Ballkan, rajoni është i zhytur në histori”…

Vanity Fair

Revista prestigjioze italiane, “Vanity Fair”, në një artikull kushtuar Shqipërisë sjell për lexuesit italianë, ndryshimin e kryeqytetit të shqiptarëve, Tiranës si dhe rivierën mahnitëse shqiptare, të mbushur këtë sezon me turistë të shumtë vendas e të huaj.
“…nëse i përmbledhim, surprizat më ngazëlluese deri në ato çaste ishin pesë. Tirana është më pak se dy orë larg me avion nga Italia. Në Shqipëri, të gjithë, ose thuajse të gjithë, e flasin shumë mirë italishten. Kudo hahet mirë dhe lirë (më lirë se në Itali padyshim). Deti është po aq i bukur sa ai i Greqisë (por, ju lutem mos ua thoni grekëve këtë!). Njerëzit janë gjithmonë mikpritës dhe të gatshëm, aq sa mjafton të shkëmbesh disa fjalë me ta dhe në çast të vjen ndër mend shprehja “një fytyrë, një racë”.

Associated Press

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press, i ka kushtuar një reportazh të gjatë trashëgimisë nënujore të Shqipërisë. Thesaret e fundosura nën ujërat bregdetare të Shqipërisë ishin në fokus të këtij reportazhi.
…“Në brigjet e thyer të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara në botë, gjendet një pasuri e thesareve: anfore të lashta – anije të gjata dhe të ngushta terrakote që bartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, tregime të fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftëra botërore, formacione spektakolare shkëmbore dhe jetë detare….. nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka që është e mahnitshme, qoftë në anën e historisë kulturore apo në anën e historisë natyrore, këtu në Shqipëri”….

La ‘Femme Actuelle’

…Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj. Një vend i mbuluar me male, limane sekrete dhe pallate osmanë…
Midis Greqisë dhe Malit të Zi, ky vend i panjohur kufizohet me detin Adriatik, me ngushticën e Otrantos dhe detin Jon. Historia e tij, mes pushimit të hordhisë osmane, diktaturës komuniste … dhe hakmarrjes e ka mbajtur gjatë larg nga turizmi. Sot, vendi ka gjetur paqen dhe kryeqyteti, Tirana, është modernizuar. Nga sheshi Skënderbej, me kullën e saj me orën dhe xhaminë, tek sheshi Avni Rustemi; Pallati i Kulturës e vilat në lagjen e Bllokut; bulevardet e mëdha dhe rrugët e ngushta, dyqanet e vogla rreth tregut të Pazarit, qyteti mund të përshkrohet mirë në këmbë për të vlerësuar atmosferën e saj disi të vjetruar…”/b.d

Next Post
Kroaci, edhe Apeli pro ekstradimit të “Ballistit” në Serbi, çështja në Gjykatën Supreme

Kroacia vendos të ekstradojë ‘Ballist’ Morinën në Serbi, vendimi nga Gjykata e Dubrovnikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In