• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendi ku njerëzit burgoseshin vetëm sepse dëgjonin… “The Beatles”

by Java News
27/07/2015 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse mund të jetë pak i njohur për shumë perëndimorë, Shqipëria është një vend me histori unike dhe tragjike.

Nën regjimin brutal komunist për pjesën më të madhe të shekullit të XX, vendi ka qenë pothuajse i shkëputur në tërësi nga bota deri kur regjimi nisi të prishej me rënien e Murit të Berlinit.

Pasi me mijëra shqiptarë pushtuan ambasadat e huaja më 1990 për të kërkuar azil gjatë ndarjes së Bashkimit sovjetik, qeveria e shtetit ballkanik nisi të shtronte rrugën për zgjedhje.

Kështu nis artikulli për Shqipërinë në “The Huffington Post”,  nga Fred Abrahams, këshilltar i organizatës “Human Rights Watch”, njohës i mirë i Shqipërisë postkomuniste, autor i librit “ Shqipëria Moderne”.

Duke folur për Shqipërinë komuniste e jo vetëm, ai shton se faza e trazicionit të Shqipërisë drejt demokracisë është një rast studimi mbi sukseset dhe dështimet e një vendi që kishte dalë nga vite të tëra të izolimit. Tani, si vend kandidat për anëtarësim në BE, kombi ende përballet me disa sfida që kanë mbetur nga trashëgimia e shtypjes dhe mjerimit.

Në librin e tij, “Shqipëria Moderne”, autori dhe këshilltari special i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, sjell në detaje betejën e vendit për ndryshim. Rubrika “WorldPost” e “HuffingtonPost” ka folur me Abrahams mbi hulumtimin e tij në këtë trazicion fascionues që po vazhdon edhe sot.

 Kur Abrahams pyetet se sa shtypëse ka qënë qeveria e Shqipërisë, para se të shkëputej nga komunizmi, ai përgjigjet se është e vështirë të imagjinosh një vend më shtypës.“Mendoj se koreano-veriorët do të ndiheshin si në shtëpinë e tyre; ndoshta edhe rusët në ditët e tyre më të errëta nën Stalinin do të gjenin ngjashmëri me Shqipërinë komuniste, por ndoshta askush tjetër më”- përgjigjet ai.

“Ka qenë krejtësisht e izoluar nga bota e jashtme. Pothuajse askush nuk ka qenë në Shqipëri si vizitor. Pothuajse askush përveç elitës më të besueshme partiake ka dalë jashtë Shqipërisë, dhe (Partia e Punës së Shqipërisë) ka sunduar me disiplinë dhe kontroll të ashpër”- shton ai.“Them partia, por në të vërtetë ajo që ka qenë unike për Shqipërinë është se nuk ka pasur parti, por ka qenë vetëm një person. Diktatori i Shqipërisë ka qenë një person me emrin Enver Hoxha, sundimi i të cilit mbeti i pamposhtur nga Lufta e Dytë Botërore e deri në vdekjen e tij më 1985, dhe i cili nuk e ka toleruar mendimin ndryshe. Pamaturia apo shmangja më e vogël nga ideologjia e tij do t’ju çonte juve apo familjen tuaj në burg”-shprehet Abrahams.

An Albanian man fixes a picture of late Albanian communist dictator Enver Hoxha at his grave, in the public cemetery of Tirana during celebrations for his birthday, 16 October 2007. Many communist supporters celebrated today the 99th birthday of the late dictator who ruled Albania with an iron fist for half a century. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

 Besoj se e keni përmendur [në libër] se mund të burgoseshin për gjëra aq të vogla siç është dëgjimi i muzikës nga “The Beatles”?

“Po, veprime shumë të vogla kanë bërë që të ndëshkoheni ju dhe e gjithë familja juaj me dëbim interno të përjetshëm apo burgim.

Dëgjimi i muzikës së ndaluar, siç janë “The Beatles” për shembull, apo nëse keni provuar të shikoni televizionet e shteteve fqinje, siç janë Italia, Greqia apo Jugosllavia. Si rezultat, ka qenë një gjendje frike dhe pothuajse nuk kanë ekzistuar disidentët fare”- shprehet Abrahamas

A ka pasur përreth Hoxhës kult personaliteti të stilit të Stalinit?

Kulti i personalitetit përreth Enver Hoxhës ka qenë i fortë, i kultivuar dhe i implementuar mjeshtërisht. Ai ka qenë drita udhëzuese, “Big Brother”. E quanin “Xhaxhi Enver”.

Njerëzit e konsideronin atë si figurë patriarkale, i cili, me diturinë e tij dhe dashamirësinë e tij, do ta largonte Shqipërinë nga varfëria drejt modernitetit. Imazhi i tij ishte në secilin mur, fjalimet e tij citoheshin në çdo artikull dhe emri i tij ishte gravuar me plotëkuptimin e fjalës në male.

A bronze statue of Albania's Communist founder Enver Hoxha falls to the ground while under attack from pro-democracy demonstrators in the centre of the Albanian capital Tirana, Wednesday, Febr. 20, 1991. According to fresh reports reaching Vienna Thursday, soldiers fired shots in the air to disperse another pro-demonstration. (AP-Photo/at/L. Lika-ATA)

Pas rënies së komunizmit, si do ta përshkruanit tranzicionin e Shqipërisë nga një shoqëri krejtësisht e mbyllur në njëfarë demokracie të hapur?

Ka qenë gjendje kaotike, ad hoc e me raste edhe e dhunshme – por edhe ka shkuar drejt një hapjeje më të gjerë. Sot Shqipëria është një vend shumë më i mirë se që ka qenë më parë. Është vend ku njerëzit pak-a-shumë mund të shprehin mendimet e tyre [dhe kanë] liri të besimit dhe liri të shprehjes.

Ai shprehest se nuk mund të krahasosh Shqipërinë e sotme me atë të epokës së komunizmit, por pas përjetimit të pothuajse pesë dekadash të diktaturës, demokracia është e vështirë të arrihet.

Ai vë në dukje edhe gabimet e politikës perëndimore e shprehet: “Një nga gabimet e mëdha nga politika Perëndimore ka qenë se kanë besuar se demokracia do të vinte me zgjedhje dhe me reforma në tregtinë e lirë, dhe Shqipëria është një rast studimi që dëshmon të kundërtën. Demokracia vjen nga institucionet demokratike dhe kultura demokratike, dhe këto janë dy gjërat që i mungojnë Shqipërisë.

Tirana, ALBANIA: US President George W. Bush (L) and Albanian Prime Minister Sali Berisha wave at the conclusion of a joint press conference 10 June 2007 in the courtyard of the Council of Ministers in Tirana, Albania. Bush rejected the idea of an "endless dialogue" on the future status of Kosovo, saying the time was ripe to move towards independence for the Albanian-majority Serbian province. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Çfarë roli ka luajtur politika amerikane në procesin e tranzicionit të Shqipërisë drejt demokracisë?

SHBA-të kanë luajtur një rol të madh; është fuqia e jashtme më domethënëse deri më tani që ka ndikuar në tranzicionin e Shqipërisë. Pas Luftës së Ftohtë, shqiptarët, duke refuzuar komunizmin, ndryshuan krahun dhe përqafuan SHBA-të. Gjëja më e rëndësishme e një lideri shqiptar është vizita në Shtëpinë e Bardhë. Është popullariteti më i madh që mund ta fitoni kur të ktheheni në shtëpi.

Kështu, marrëdhënia mes tyre është shumë e fortë, por roli i SHBA-ve në Shqipëri ka qenë i përzier. Një prej kritikave kyçe në librin tim është ajo se SHBA-të janë orientuar në liderë individualë në Shqipëri e jo në institucione.

Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane kishte mbështetur liderin e ri të ashtuquajtur demokratik, personin e quajtur Sali Berisha. Ai fliste anglishten, i thoshte gjërat e duhura në anglisht, ishte i përkushtuar për të shkatërruar trashëgiminë e komunizmit, ndërsa amerikanët e përkrahën atë 110 për qind.Por ky doli të ishte një person i keq që nuk toleronte kritikat, i burgoste gazetarët, rrihte kundërshtarët politikë dhe mbante një kontroll të rreptë. SHBA-të mbyllën sytë karshi këtyre ngjarjeve asokohe, pasi që ishte personi i tyre.

Kam intervistuar shumë zyrtarë amerikanë nga ajo kohë, dhe më thoshin: “Çfarë prisni nga një vend që po del nga diktatura?”Mendoj se ka ky ka qenë një gabim i madh, sepse imazhi i SHBA-ve në Shqipëri ishte shumë i fuqishëm dhe kanë mundur edhe ta përkrahin Berishën, por t’i caktojnë disa kufij të pushtetit të tij. SHBA-të nuk e bënë këtë, dhe Shqipëria vuan edhe sot nga ai gabim.

Cilat janë ato probleme me të cilat përballet Shqipëria sot?

Me gjasë, problemi më i madh i vetëm është mungesa e institucioneve – shtyllat e një shoqërie që ofron shërbime dhe i kontrollon e i balancon njëra-tjetrën.Është gjyqësia, media, policia dhe policia sekrete që duhet të operojnë bazuar në ligjin e jo t’i shërbejnë pushtetit.Edhe sot Shqipëria vazhdon të jetë jashtëzakonisht e korruptuar, si në nivele të vogla ashtu edhe në ato të mëdhatë. Lidhjet në mes të biznesit dhe politikës janë ende të larta, dhe kjo është një sfidë e madhe për vendin që të shkojë tutje e të anëtarësohet në BE.

A ka diçka që do të donit që njerëzit të dinë për Shqipërinë, në përgjithësi?

Kryesorja do të ishte ajo se sa e vështirë ka qenë historia e këtij vendi. Periudha komuniste është shenja më e fundit e zezë, por para asaj, vendi është përballur me vuajtje të tmerrshme të trashëgimisë së okupimit. Këta janë njerëz që kanë pasur të kaluar të vështirë, dhe sot po mundohen të zhvishen nga ajo e kaluar e trazuar.

“Kanë qenë në frigorifer të historisë për pesë dekada dhe ende janë duke u tharë”- mbyll fjalën e tij Abrahams.

(Elsa Vorfi / ATSH)

Next Post

Celulari dëmton gjendrrat e pështymës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In