• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendi ku dembelët paguhen

by A R
26/01/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse i beson gazetës “Die Welt”, atëherë Greqia është turpëruar mjaft javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Ne jo vetëm që duhet të jemi më të aftë për konkurrencë në treg, por edhe më produktivë”, ka deklaruar kryeministri Tsipras. “Ne nuk mund t’i kemi parasysh vetëm kostot e prodhimit.” Publiku i mbledhur ishte i befasuar dhe sillte kokën, sepse Tsipras nuk ishe i njohur me parametrat që ndikojnë në kostot e prodhimit dhe aftësinë konkurruese.

Ai që do të jetë më efikas në prodhim, mund të ofrojë edhe rroga më të larta, sepse është në gjendje të mbulojë kostot e prodhimit pa e dëmtuar aftësinë konkurruese. Por duket se Tsipras nuk e ka kuptuar ndërlidhjen mes rrogave, aftësisë konkurruese dhe prodhimit. Ndaj vendosi që edhe njëherë të krijojë programin e shpëtimit, të hartuar nga BQE, FMN dhe Komisioni Komisioni i BE.

Kritikat

Greqia e di shumë mirë se cilat janë argumentet për krizën e borxheve dhe ato po diskutohen jo vetëm nga e ky vend por edhe nga ekspertët amerikanë. Gjermania për gati një dekadë ka insistuar për kursime dhe shkurtimin e rrogave në vendet e prekura nga kriza si Greqia, dhe kështu ka fituar aftësi konkurruese brenda Eurozonës, kritikojnë këto vende. Por Christoph Schröder, Senior Researcher ne Intitutin Ekonomik Gjerman, thotë se kjo tezë nuk është fare e vërtetë. Për pohimet e këtilla nuk ekzistojnë studime empirike. Ai mendon se “Gjermania nuk ka përfituar nga ky proces”. Përkundrazi, “aftësia konkurruese e Gjermanisë po bie”. Po a ka ai të drejtë?

Të dy palët po përdorin argumentin, të cilin duket se Tsipras nuk e njeh fare: kostot e pagave. Kjo për faktin se kostot e punës nuk janë vendimare, por lloji dhe sasia e prodhimit me këto kosto. Por të dyja palët shikojnë kohëzgjatje të ndryshme pune. Mesatarisht kostot e pagave në Gjermani janë rritur mes vitit 1991 – 2014 në vit rreth 0,5%. Edhe tek konkurrenca e huaj ato kanë mbetur konstante. Rritja e kostove në vendet e tjera evropiane ka qenë e njëjtë si në Gjermani. Pra nuk mund të flitet fare për pëprarësi në konkurencë.

Një çështje perceptimesh

Kritikët e Gjermanisë kanë marrë parasysh një periudhë tjetër kohore për llogaritje. Christoph Schröder thotë se kur bëhet fjalë për përparësitë e Gjermanisë, mund të flitet eventualisht për periudhën 1999 bis 2007 – por vetëm në krahasim me vendet e tjera të Eurozonës. Por politika e pagave në vitet e fundit e ka rrënuar sërish këtë gjendje. Ndaj në studimin e fundit të IW thuhet se palët duhet të kenë kujdes kur bëhet fjalë për rritjet e ardhshme të rrogave. Rritja e mëtejshme e kostove për paga me siguri që mund të ndikojë edhe tek çmimet e mallrave. Kjo ndikon edhe në uljen e konsumit dhe në dobësimin ekonomisë gjermane.

Një argumentim i çuditshëm, sepse paga më të larta do të thotë edhe më shumë para për konsumatorët ptrivatë, të cilët blejnë në këtë vend më shumë. Por të dyja palët ndoshta nuk kanë të drejtë deri në fund. Kostot e pagave janë një shenjë se ku qëndron një vend në konkurrencën ndërkombëtare. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorë të tjerë. Gjermania me pajisje stabile energjitike, siguri juridike dhe ekonomi të rregulluar, infrastrukturë të mirë dhe raporte konstruktive pune siguron një ekonomi më të qëndrueshme. Me fjatë të tjera, jo vetëm kosotja vendos për aftësinë konkurruese në treg, por edhe shumë faktorë të tjerë, si dhe niveli i kualifikimit të bashkëpunëtorëve dhe prodhimet inovative.

Deutsche Welle

Next Post

Shkatërrimi i bandës, Çipa: Bashkëpunim ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In