Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Dibër ku është duke mbajtur një takim me demokratët në kuadër të fushatës që po bëhet për kreun e partisë.
Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se çdo arritje madhore e vendit në këto 30 vite mban vulën e Partisë Demokratike.
Por, tashmë sipas liderit demokrat, vendi ka mbetur peng i një pakice që nuk lufton për interesat e njerëzve. / b.h