• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendi i Bashës në Kuvend në flakë, numri 2 i PD: Berisha kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit!

by Java News
21/11/2023 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksionin opozitar të Rithemelimit, nënkryetari i Partisë Demokratik Roland Bejko e cilëson si një mënyrë e Sali Berishës për hallin e tij personal dhe jo për interesat e qytetarëve shqiptar, e shtoi se Berisha është fytyra e flakës dhe e agresivitetit. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Bejko tha se vetë Rama dhe Sali Berisha, janë bashkë dhe kanë interes të krijohet kaos në Kuvend. I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me djegien e vendit të Lulzim Bashës në Kuvend, Bejko e cilësoi si kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit.

‘Foltorja ka vetëm një hall hallin e Sali Berishës dhe Sali Berisha ka hallin e vet personal. Ka një hall prej dy vitesh me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe që e kanë shpallur non grata dhe e kanë izoluar krejtësisht. Kërkon të thotë se nëse nuk më amnistoni jam një faktor i tillë që mund të destabilizoj vendin dhe jo vetëm por gjithë Rajonin. Do të instalojë berizhizmin. Siç duket dhe në parlament Edi Rama i krijoi të gjitha kushtet Sali Berishës. Është filozofia e dhunës. Është fytyra e flakës e dhunë e agresivitetit e gjithçkaje që ka të bëjë me totalitarizmin.

Demokracia do të vdesë nëse negociohet fati i Sali Berishës. Rama e mirëkupton Berishën dhe i krijon kushtet se nëse do të godasë drejtësia në këto nivele, Rama ka radhën. Ata janë bashkë, ata e ndihmojnë njëri-tjetrin. Nëse e ka quajtur Berisha tradhtar Bashën është lajm i mirë. Basha është jashtë trekëndëshit të Bermudës. Basha është i ndarë nga Rama, Berisha, është i ndarë nga filozofia e dhunës prandaj e quajnë tradhtar, dhe tradhtarit i vendosin flakën. Është një kërcenim alla mafioz duke i djegur vendin. Do e shohim kush do të fitojë në këtë betejë mafia apo drejtësia.’- tha Bejko.

Por analisti Leonard Karaj është i mendimit se zjarri në vendin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha ishte aksidental. Sipas Karajt, aksionin e opozitës e deligjitimon Sali Berisha.

‘Nuk dua ta besoj të jetë e qëllimshme. Reagimi i ambasadave është i vonuar. Ky aksion ka nisur para 2 muajsh. Nuk duhet të prisnin deri tani për të thënë një fjali të tyren. Opozita është institucion. Opozita nuk është thjeshtë të shkosh dhe të ulesh aty. Në vitin 2023 askush nuk do të shohë skena të tilla, këto nuk të çojnë askund, por opozita duhet të dëgjohet, komisionet hetimor duhet të ngrihen. Aksionin e opozitës e delegjitimon Sali Berisha.’- tha Karaj./m.j

Next Post
Grupi kriminal me Breçanin e zyrtarë policie, SPAK zbardh akuzat: 4 në pranga, 6 kërkim

"Edhe babai i Ervin Matës i skeduar"/ Gazetari: Lekët e drogës i investonin në ndërtim pallatesh në Tiranë

Comments 1

  1. Pacja says:
    2 years ago

    Ti beqir sala bythqir

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In