• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendet e tyre janë në luftë, rusë e ukrainas janë bllokuar bashkë në resorte turistike

by A R
20/03/2022 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Resortet me 5 yje në Detin e Kuq kanë restorante fantastike, parqe ujore, qendra relaksi, plazhe të mrekullueshme, jetë nate dhe shumë aktivitete të tjera. Por atmosfera aty është disi e tensionuar këto ditë.

Në hollin e hoteleve sheh shumë rusë, por edhe disa ukrainas. Të mbërritur aty për të shijuar disa ditë pushimi të merituar, para se të niste lufta, ata tashmë janë bllokuar, pasi nuk ka fluturime.

“E kam të vështirë të flas me rusët tani”, thotë për “New York Times” 30-vjeçari Yevgeni Shevchenko, i cili udhëtoi nga Kievi për në Egjipt para 24 shkurtit. Një mëngjes, ai u zgjua me lajmin se vendi i tij ishte pushtuar… nga vendi i dikujt që ndoshta kishte në shezlonin ngjitur. “Edhe rusët kanë probleme këtu, kartat e tyre të kreditit nuk punojnë dhe rubla ka pësuar rënie. Por nuk krahasohen problemet e tyre me tonat”.

Përveç tensionit, ka edhe momente dhembshurie. Megjithatë, punonjësit e shumicës së resorteve në Sharm El-Sheikh, thonë se janë përpjekur të ndajnë restorantet veç për rusët dhe ukrainasit, në mënyrë që të shmangin incidente të papëlqyeshme.

Kur nisi pushtimi rus, Ambasada e Ukrainës në Egjipt tha se rreth 11 mijë shtetas ishin në Sharm, dhe 9 mijë të tjerë në një tjetër resort në Detin e Kuq, në Hurghada. Këto shifra janë ulur disi me kalimin e javëve, pasi Egjipti është koordinuar me shtetet europiane për t’i dërguar atje ukrainasit. Numri i rusëve të pranishëm nuk është bërë publik, por mendohet të jenë disa dhjetëra mijëra.

Deri para 24 shkurtit, të bashkuar nga gjuha, pushimet e rusëve e ukrainasve ishin plot harmoni. Por kur televizionet ukrainase nisën të tregonin sesi po shkatërroheshin qytete e tyre nga forcat ruse, gjërat ndryshuan. Nga ana tjetër, televizionet ruse thonë se nuk ka luftë, por vetëm një operacion special ushtarak.

“Zakonisht unë mbështes qeverinë”, tha Pavel, një shtetas rus. “Duhet të mbrohemi”. Por jo të gjithë rusët ishin kështu. Mike, një 30-vjeçar nga Moska, tregoi për “Neë York Times” sesi disa të rinj ukrainas i ishin afruar dhe i kishin treguar në telefon pasojat e pushtimit. “Nuk thashë asgjë, vetëm i përqafova”, tha ai. Shumë turistë të tjerë rusë thanë se nuk mund të flisnin për gazetarë amerikanë, për shkak të frikës nga reagimi në shtëpi.

Mes dy llojeve të turistëve, egjiptianët duket se janë duke bërë rolin e arbitrit. Qeveria ka urdhëruar resortet të zgjasin falas qëndrimin e ukrainasve në resortet e Detit të Kuq, por kjo nuk vlen për rusët. Ata që ndodhen në Sharm thanë se po prisnin që faturat e qëndrimit t’i paguanin operatorët turistikë, dhe po ata të organizonin kthimin në shtëpi. Por kishte edhe nga ata që po kërkonin një mënyrë për të qëndruar më gjatë  – dhe më lirë – në Egjipt, derisa lufta të mbarojë.

/a.r

Next Post
Poroshenko fton Biden në Ukrainë: Eja këtu dhe shiko çfarë po ndodh

Poroshenko fton Biden në Ukrainë: Eja këtu dhe shiko çfarë po ndodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

January 22, 2026
Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

January 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

21 Janari, Zogaj: SPAK ka humbur kohë, urdhrat e ndalimit penguan zbardhjen e krimit

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In