• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vendet e rezervuara, kushti i Berishës për Bashën ose fundi i reformës

by Aalison Pearse Stevens
04/06/2016 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ndihmës zv.sekretarja e shtetit Nuland ka pasur dy telefonata në 24 orët e fundit, me dy krerët e opozitës, kryetarin e PD basha dhe ish-kryeministrin berisha. Ndërkohë që nga telefonata e bashës me Nuland nuk kanë filtruar veçse informacione të përgjithshme, nga biseda Nuland-Berisha ka filtruar një element konkret i hedhur nga ish-kreu i PD. Berisha i ka thënë Nuland se një rrethanë që do të çonte drejt një kompromisi, do të ishte miratimi i parimit të vendeve të rezervuara.

Natyrshëm që shqiptarët e lodhur me ecejaket e reformës në drejtësi, aq që e kanë idenë se çfarë do të thotë kjo. Le ta shpjegojmë, për ta kuptuar të gjithë se në cilën hulli të rrezikshme po kërkon ta fusë Sali Berisha negociatën finale të reformës në drejtësi.

Hidhini një sy KQZ ose Këshillit Drejtues të RTSH. Aty partitë kanë deleguar propozime dhe emra konkretë, për anëtarët e këtyre dy organizmave. Edhe KQZ, edhe Këshilli Drejtues i RTSH janë ndarë sot sipas kandidatëve që kanë çuar aty partitë me propozimet e tyre. Pra politikisht. Këtë po kërkon të bëjë sot edhe me drejtësinë ish-kryeministri, i cili propozon që 5 nga 11 anetaret e dy organizmave, që janë de facto qeveritë e gjyqësorit dhe të organit të akuzës, pra Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe këshillit të lartë të Prokurorisë, të zgjidhen me propozime që vijnë nga partitë politike. Ndërkohë që sipas variantit aktual, këta 5 anëtarë duhet të propozohen nga shoqatat e avoketërve, noterëve etj. Pra, jashtë politikës, jashtë partive që ngatërrojnë gjithçka dhe që kanë krijuar mish-mashin 25 vjeçar të drejtësisë shqiptare.

Ky variant i propozuar nga Berisha është në fakt kapja e drejtësisë nga politika, pasi hedh në forumet vendimmarrëse të gjyqësorit dhe prokurorisë, persona të afërt dhe të pëlqyer nga partitë politike. Thënë ndryshe, një avokat që zgjidhet aty, hyn si teknicien dhe “ngjyhet” në blu ose në të kuqe gjatë rrugës, sipas preferencës së partisë që e ka propozuar. Po synohet që partitë të kenë sërish të drejtën të fusin duart në forumet vendimmarrëse të drejtësisë. A ka më kapje se kaq?!

Gjesti i Berishës në telefon më Nuland shënon në fakt edhe një parakusht që ai po i vendos Bashës në takimin e ardhshëm me Ramën. “Shko dhe negocio në këto terma”, duket sikur thotë ky propozim, që e fut në një hulli pa krye reformën në drejtësi.

Next Post

33 të vdekur në një aksident automobilistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In