• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendet e brishta të Ballkanit po vëzhgohen nga shërbimi sekret gjerman

by A R
30/11/2017 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Federal Informativ gjerman për botën e jashtme, BND është gjithnjë e më i shqetësuar për tendencat islamike në Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e deklarojnë burime nga shërbimi i fshehtë, të cilat citohen në numrin e së martës të gazetës Berliner Zeitung. Shërbimi i fshehtë raportohet se po e kthen vëmendjen tek i gjithë rajoni i brishtë i Ballkanit.

Për shumë dekada, popullata myslimane e Bosnjë-Hercegovinës ka përqafuar një interpretim shumë liberal të fesë islame. Por dallimet fetare u gjallëruan në procesin e shpërbërjes së shtetit socialist në vitet 1990 dhe që atëherë ndikimi i fesë në rajon ka qenë në rritje. Bosnja po përballet me një ndikim në rritje të shteteve të Gjirit.

Sipas raportit të së martës, Arabia Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit po investojnë shumë para për të nxitur në shoqërinë boshnjake një doktrinë shumë më strikte vahabiste të drejtimit sunit të fesë islame. Fondacione bamirësie saudite po pompojnë fonde në ndërtimin e qendrave të faljes, duke përfshirë edhe Xhaminë e Mbretit Fahd në Sarajevë, xhamia më e madhe në Ballkan, e cila dominohet nga Vahabitët.

“Shtetet e brishta”

Qindra vetë nga Bosnja dhe shtete të tjera me popullatë kryesisht myslimane në rajon, Kosovë dhe Shqipëri kanë shkuar vitet e fundit në Lindjen e Mesme për t’u bashkuar me milicët xhihadistë.

Dy javë më parë, shefi i BND, Bruno Kahl foli për lindjen e shteteve të dobëta në rajon, të cilat mund të preken lehtë nga luftërat civile dhe që mund t’u shërbejnë terroristëve si zonë tërheqjeje ose zonë operative. Në fjalën e tij në Fondacionin e afërt me CSU, Hanns-Seidel Kahl tha konkretisht:

“Indeksi i shteteve të brishta për 2016 ofron në këtë kuadër një pamje pak inkurajuese nga vështrimi gjerman. Në të, shtete si Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bjellorusia, Moldavia, Ukraina dhe Rusia grupohen në kategoritë Warning deri High Warning (paralajmërim deri paralajmërim i fortë)”. Kahl sqaroi më tej në fjalën e tij se kjo nuk do të thotë se në këto vende ka pësuar kolaps sistemi shtetëror. Por se “me sa duket ai gjithsesi nuk u përgjigjet standardeve të Evropës Perëndimore e Qendrore”. /DW/b.d

Next Post
Pasditja rikthen motin e keq, ja ku do ketë shi dhe borë

Moti i keq, 60 % e çatisë në spitalin e Pukës e dëmtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In