• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendet ballkanike do ta sigurojnë si donacion vaksinën anti-Covid

by A R
26/08/2020 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund ta sigurojnë vaksinën potenciale kundër koronavirusit edhe përmes donacioneve apo marrëveshjeve bilaterale me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo u konfirmua në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, pasi tashmë janë bërë disa marrëveshje paraprake me prodhuesit e vaksinës për ta siguruar atë për të gjithë qytetarët e BE-së.

Me këto marrëveshje, Komisioni Evropian, në emër të shteteve anëtare, ka porositur më shumë se 1 miliard doza të vaksinës potenciale.

Krahas kësaj, shtetet anëtare janë duke bërë marrëveshje edhe me vetë prodhuesit potencialë të vaksinës.

Në pyetjen se a do të mund të përfitojnë nga këto marrëveshje të Komisionit Evropian me prodhuesit e vaksinës edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga Komisioni Evropian thanë se “shtetet anëtare të BE-së do të mund t’i ridrejtojnë apo t’i japin si donacione vaksinat për shtetet tjera, me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, e këtu bëjnë pjesë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian ka arritur marrëveshje me kompaninë AstraZenca për porosinë e 300 milionë dozave të vaksinave, me mundësinë që sasia të rritet edhe për 100 milionë doza tjera; pastaj, me prodhuesin CureVac për 225 milionë doza, me kompaninë Moderna për 80 milionë doza, me kompaninë Johnson & Johnson për 200 milionë doza, me mundësinë që sasia të rritet me 200 milionë doza shtesë, dhe me kompaninë Sanofi-GSK për 300 milionë doza të vaksinës potenciale.

Komisioni Evropian tha se porositja e vaksinave dhe përdorimi i tyre do të bëhen vëtëm pasi të konfirmohet se ato janë të suksesshme dhe të sigurta.

Shumë prej këtyre kompanive me të cilat Komisioni Evropian, në kuadër të strategjisë së BE-së për vaksinën, ka arritur marrëveshje paraprake, janë në fazën e avancuar të testimit të vaksinave. Por, për përdorim masiv duhet pritur rezultatet e të gjitha testimeve të domosdoshme. Numri i të prekurve nga koronavirusi në botë është afro 24 milionë. Prej tyre, mbi 820,000 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 15.6 milionë janë shëruar. /REL

Next Post
Ekspertet/ Testimi i shpejtë shpjegon numrin e vogël të viktimave në Gjermani

Gjermania do të rikthejë karantinën: Tamponët nuk japin efekt në kufi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In