• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

by A R
05/12/2017 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet e pavarura dhe disa nga degët e qeverisë kanë planifikuar rekrutimin e dhjetra punonjësve të rij, në pozicione të ndryshme, për vitin 2018. Shërbimi Informativ Shtetëror, për vitin 2018, ka planifikuar zgjerimin e organikës me 33 punonjës shtesë.

Numri i ri i punonjësve është pranuar nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare me anë të një raporti, i cili është miratuar nga Parlamenti. Për SHISH është miratuar edhe një fond prej 2 milionë euro shtesë, për blerjen e sistemit për grumbullimin dhe analizimin e informacionit. Gradës së Republikës, për vitin 2018, i janë shtuar 50 punonjës.

Rritja e numrit të punonjësve të Gardës është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Parlamenti. Organika e Ministrisë së Drejtësisë do të zgjerohet me 25 punonjës. Referuar raporteve, numri i punonjësve është konfirmuar nga Komisioni i Ligjeve dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.

Prokuroria e Përgjithshme
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar 58 punonjës shtesë. Kjo kërkesë as nuk është miratuar as nuk është refuzuar nga Kuvendi, por do të shqyrtohet në një periudhë të mëvonshme, për shkak se ky institucion është në proces ndryshimesh për shkak të veprimit të Reformës në Drejtësi. Kontrollit të Lartë të Shtetit i janë shtuar 5 punonjës, ndërsa Autoritetit të Konkurrencës, 4 punonjës. Shkolla e Magjistraturës ka planifikuar 4 punonjës shtesë, një pedagog dhe tre persona staf i brendshëm. Numri i punonjësve është konfirmuar nga Kuvendi. Organika e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për vitin 2018, do të zgjerohet me 3 punonjës shtesë, numri ky i miratuar nga Kuvendi dhe Ministria e Financave.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka kërkuar 5 punonjës shtesë, por Komisioni i Ligjeve i ka miratuar katër punonjës. Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka kërkuar 40 punonjës shtesë, sipas strukturës së miratuar nga Kuvendit. Ky organ aktualisht ka vetëm 20 punonjës nga 60 që parashikon struktura. Pas diskutimesh, Komisioni i Ligjeve ka lënë të hapur mundësinë e shtimit të numrit të punonjësve me anë të një akti normativ.

Organet e tjera
Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor ka kërkuar dhe planifikuar 72 punonjës shtesë, 20 ndihmësgjyqtarë, 20 koordinatorë me publikun dhe 32 sekretare/nëpunës gjyqësorë. Komisioni i Ekonomisë ka pranuar vetëm 5 punonjës shtesë. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar dhe planifikuar për vitin 2018, 10 punonjës shtesë. Ndërsa për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është miratuar një fond prej4 milionë lekë për orët shtesë të grupit të punës për zbatimin e Vetingut, pra që do të merren me kontrollin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. /Shqiptarja.com

Next Post
Nuk ka surpriza në Kuvend, rrëzohet kërkesa për arrestimin e Saimir Tahirit

PD dhe PS bashkojnë votat kundër dhunës në familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In