Ashtu sikundër paralajmëroi në prononcimin për mediat, Presidenti Ilir Meta publikon në rrjetet sociale videon lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
Presidenti i Republikës Ilir Meta dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.
Sipas Kreut të Shtetit rasti është tmerrësisht flagrant. Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.
“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.
g.kosovari











