Vëllezërit Bejko nga Durrësi kanë hipur sërish na tarracën e pallatit ku banojnë prej vitesh në lagjen 11 në Durrës dhe kërcënojnë me vetëvrasje.
Të njëjtin veprim ata ndërmorrën edhe të martën, pasi Përmbarimi kërkon daljen e tyre nga banesa.
Ata kishin paralajmëruar se do të hidheshin nga pallati nëse nuk ndërmerret asnjë masë.
Ata janë kundër aksionit të Përmbarimit pasi pretendojnë se janë në proçes në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit nuk e ka dhënë vendimin e saj.
Vëllezërit Bejko kërkojnë që të pritet vendimi i Gjykatës së Lartë./a.m.











