• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vëllazëria e banditëve

by Enkel Demi
21/05/2016 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Duhet pranuar që nuk ishte e papritur. Pak a shumë për të gjithë dihej puna e shumë emrave apo që kishin qenë më parë të dënuar. Ndoshta, formularët që u bënë publikë nga KQZ na bënë me dije dhe do vepra penale më të veçanta që kanë kryer të zgjedhurit tanë.

Na bëjnë përshtypje sot, se deri dje i shihnim rastet tek e tek. Tash janë të gjithë tok. Ashtu si një vëllazëri, në të cilën anëtarësohesh veç po kalove do prova. Dhe këta i kanë kaluar. Vëllazëria e tyre për fat është e përbërë nga pjestarë të tre partive që kanë ndarë deri më tash pushtetin, ndaj debati politik mund të rrudhet vetëm që krimineli im është më i hairit se krimineli yt. Ose krimineli im ka një të shkuar me më pak gjëma se krimineli yt. Apo krimineli im është më king se i yti. Por, në fund fare banditët do të mbrojnë.

Kryetarët e partive janë përgjegjësit e gjithë kësaj historie, veçanërisht ata të dy që ndryshuan Kushtetutën për t’u kthyer në zotër. Të kompleksuar nga humbjet e mundshme, të friksuar nga padija mbi elektoratin, të frustruar se nuk kanë prodhuar politikë, por sherrnajë, kanë marrë të gjithë të njëjtin vendim, të dhunojnë qytetarin. Pasi ta kërkosh votën e një katundi a qyteti duke propozuar banditin për ligjvënës apo kryetar Bashkie, i bie të zgjedhësh me ndërgjegje rrugën e dhunës. Të fortin njerëzit e votojnë nga frika, ose e duan po nga frika. Një votë për të është dhunë e drejtpërdrejtë ndaj gjindjes dhe këtë mekanizëm dhune e udhëheq kryetari i partisë, i cili kërkon pushtetin. Çmimi që ta marrë atë është kjo listë monstruoze.

Do ishte interesante që të ishte vendosur në formular një pikë që t’i pyeste të zgjedhurit tanë, nëse kishin shkelur ndonjëherë në ndonjë bibliotekë. Me gjasë do të zhgënjeheshim të tërë, sepse ata e kanë kaluar një kohë të gjatë në bibliotekën e burgut, pasi aty kapte më mirë sinjali i telefonit. Nga ai telefon ata komunikojnë me shefat e partisë dhe jo vetëm. Prej tij dalin shprehje që mbarojnë përherë me fjalzën e paqtë “vlla”.

  • Mos e vrit mendjen vlla, votat janë të miat. I kam në rresht si dele o vlla.
  • Ma nis atë plaçkën o vlla.
  • Unë ta këpus kokën o vlla.

Janë tre fjali, të thjeshta, të cilat janë pika programore mirëfilli. Këta kanë fituar, këta ushtrojnë pushtet, këta ngjiten në tribuna eletorale, këta bëjnë politika punësimi. Këta caktojnë kush i jep mësim fëmijës në shkollë, kush fiton nga grantet e bujqësisë, si afrohet rinia tek sporti dhe jo tek kalloi. Këta janë e ardhmja, o vlla.

Next Post

A ju kujtohet terroristi i Brukselit, vëllai i tij është kampion Evrope

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In