Vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili në një intervistë ekskluzive për Ora News deklaron se shoqëria “Balili Company” është ngritur nga ai prej vitit 1994 dhe nuk ka lidhje me vëllanë Klement Balilin.
“Në kohën kur unë kam filluar biznesin vëllai im ka qenë adoleshent, nuk kishte moshën për të qenë në biznes dhe për tu marrë me biznes dhe me këto shpifje” nënvizoi ai. Balili solli me prova se Santa Quaranta është bërë me lekë të pastra dhe akuzon politiken se po e perdorin per interesat e tyre.
Intervista u mor nga gazetarja e Ora News, Besmira Pelushaj.
Ora News: Zoti Balili, Ka mbi dy vjet, mbi të cilën janë ngritur akuzat, por dhe kur emri vëllai tuaj dhe emri juaj lakohet në media duke ju akuzuar se e keni vënë biznesin tuaj mbi aktivietin kriminal, përse vendosët të flisni tani, keni diçka të re për të thënë?
Bashkim Balili: Ka një vit e gjysmë që lakohemi në media. Duke iu referuar vëllait tim, këto akuza janë politike dhe nuk qëndrojnë unë mendova dhe ia bësova këtë gjë drejtësisë, e cila duhet të bashkëpunonte për të zbardhur të vërtetën dhe për ta vënë vëllain tim para fakteve të akuzave të ngritura nga policia greke dhe shqiptare.
Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por u ndërtua një fushë shpifjesh dhe alibirash që politikanët e përdorën për interesat e tyre dhe më detyruan që të vij para medias për të paraqitur fakte për të treguar që këto akuza nuk qëndrojnë dhe politika i përdor për intersat e tyre.
Sot u detyrova të paraqitem para medias, dua ti bëjë thirrje qeverisë dhe politikanëve ta ndërpresin këtë hov shpifjesh e akuzash, pa dokumenta dhe fakte, të mos arrijnë të futen tek buka e fëmijëve, sepse imponojnë drejtësinë dhe institucionet vartëse të cilat kanë marrë masa ekstreme deri në bllokimin e aktiviteteve.
Ora News: Kujt politikanë ia drejtoni këtë thirrje?
Bashkim Balili: Të gjitha ngjyrave pa përjashtim. Do t’i shpjegoj me fakte.
Ora News: Zoti Balili në seancën e sotme gjyqësore ju keni kërkuar shtyrjen , kërkuat më shumë kohë. Pse kërkuat më shumë kohë?
Bashkim Balili: Kërkova më shumë kohë sepse doja që në këtë çështje voluminoze duke patur elementë nga më të ndryshëm të shpifjeve kërkova që të paraqitesha më i pargatitur për mbrojtjen dhe për të zbardhur të vërtetën.
Ora News: Ju kanë sekuestruar hotelin “Santa Quaranta” në Sarandë, 2.8 ha tokë, 36 apartamente, njësi shërbime me sipërfaqe 2178 metër katëror, këto pasur janë tuajat apo ka pjesë edhe vëllai juaj Klement Balili?
Bashkim Balili: Klement Balili nuk ka pjesë në këtë pasuri. Kjo pasuri është e Bashkim Balilit. Të qartësohen politikanët, analistët dhe mediat të cilët deri tani kanë disiformuar të vërtetën. E vërteta e kësaj të vërtete është: Unë jam Bashkim Balili dhe kam filluar aktivitetin që në vitin 1994 dhe kam provat që jamë subjekt dhe ushtroj aktivitetin konform rregullave dhe ligjit të shtetit shqiptar. Nuk kam filluar në 2015 sic pretendohet dhe imponohet për të marrë masa ekstreme. Unë kam marrë pjesë në ankandin e zhvilluar për shitjen e pasurive nga transparenca. Me ofertën ekonomike më të madhe nga të gjithë ofertuesit e tjerë jam shpallur fitues pa asnjë ndikim. Kjo pasuri është blerë nga Bashkim Balili që jam unë.
Ora News: Me çfarë para është blerë kjo pasuri, kjo pronë?
Bashkim Balili: Kjo është blerë me të ardhurat e firmës. Të ardhurat e firmës time nga 1994 deri në 2001 në bazë të bilanceve, vlera e blerjes së objektit është 84 milionë e 60 mijë lekë. Të ardhurat e subjektit në bazë të bilanceve të deklaruara në tatime janë 85 milionë që janë më shumë sesa vlera e objektit dhe kjo pasuri është blerë me para të pastra të rrjedhura nga biznesi. Në kohën kur unë kam filluar biznesin vëllai im ka qenë adoleshent, nuk kishte moshën për të qenë në biznes dhe për tu marrë me biznes dhe me këto shpifje.
Ora News: Pra ju po thoni që këto pasuri janë të justifikuara sipas ligjit, po pse keni pritur deri tani, pse nuk dolët më parë për ti justifikuar?
Bashkim Balili: Unë nuk dola sepse ia lashë drejtësisë të bëntë punën e vet. Drejtësia e çalë, jo vetëm që nuk bëri punën, por e ndërtoi në një arenë shpifjesh të cilën e shfrytëzuan politikanët për interesa të ndryshme. Të gjithë këta politikanë që dalin dhe tundin letra, ose këta të medias që janë të desinformuar, a mund të më venë në dispozicion ndonjë letër sepse unë jam i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha institucionet shtetërore, të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e duhur të cilët ta vërifikojnë të kalojnë në filtra dhe ta shikojnë nga ka ardhur këto para?
Kanë ardhur nga biznesi apo kanë ardhur nga shpifjet që thonë këta?! Prandaj unë ja kam lënë drejtësisë, por drejtësia nuk e ka bërë punën e saj dhe nuk po e bën sepse ka një vit e gjysëm që ngeli në fokus të mediave, Klement Balili, Balilajt. Kush janë këta Balilajt? Ne jemi njerëz të thjeshtë, punojmë dhe rrojmë me djersën e ballit dhe po të them dhe njëherë kam vlerat të nxjerra nga eksperti kontablë, dhe të ballafaqohemi me të gjithë këta politikanë që tundin letrat.
Ora News: Pra ju po thoni që politika ju ka përdorur për qëllime politike, cilat janë këto arsye, për çfarë qëllimesh ju kanë përdorur dhe ju keni përfituar ndoshta nga politika për ngritjen e këtyre bizneseve?
Bashkim Balili: Në mënyrë absolute jo, nuk kam përfituar nga politika dhe le të dalë një njeri të thotë që Bashkim Balili ka trokitur në dyert e politikanëve. Unë nuk kam përfituar nga politikanët. Jam shtetas shqiptar, shkoj në votime se është detyrim, kamë bindjet e mia, sic kanë qenë njëherë tek X, njëherë tek Y dhe njëherë te Z-ta.
Ora News: Atëhere pse po ju përdorin?
Bashkim Balili: Këtu politikanët më përdorin pa më njohur mua për të mbuluar interesat e tyre. Duke e ndjerë se brenda vetes kanë atë krizën e tyre, e nxjerrin lajm kryesor, “Eskobarin” e Ballkanit. Pra për interesa të tyre për të mbuluar krizën e tyre kanë filluar të gjithë politikanët e të gjitha ngjyrave të përdorin këtë “Eskobar, Esksobar, Eskobar”
Ora News: Pra këtu fshihet gjithçka. Ju vetë nuk keni njohje me politikanë, pasi kemi parë në përurimin e Santa Quaranta edhe përfaqësues të politikës?
Bashkim Balili: Pafundësi njohjesh nga të gjithë politikanët , që nga koha e pluralizmit dhe deri sot unë kam njohje pafundësisht. Për faktin se jo vetëm që jam faktor në atë provincë, jam punëdhënës, politikanët për interesa të tyre vijnë dhe trokasin tek biznesmenët. Po ne marrim një kioskë, inaugurohet një kioskë dhe shkulen të gjithë politikanët që presin shiritin. Mua më erdhi mirë që morën pjesë politikanët te inaugurimi i Santa Quarantës, sepse ajo në një farë mënyre ishte një reklamë, por nuk do të thotë se erdhën politikanët dhe ka një njohje të vecantë me Bashkim Balilin.
Unë kam njohje me të gjithë politikanët të të gjitha ngjyrave dhe do të vazhdoj të kem, sepse respekti im nuk është vetëm tek politikanët që vijnë më respektojnë sepse resorti Santa Quaranta është një nga më të mirët dhe është i frekuentuar edhe nga politikanë edhe nga njerëz të thjeshtë.
Ora News: Pra ju po thoni që nuk keni përfituar nga politika?
Bashkim Balili: Absolutisht asnjëherë
Ora News: Si ka vijuar më pas biznesi juaj që është sot një ndër bizneset më të mëdhenj në Sarandë?
Bashkim Balili: Në vitin 1991 kam regjistruar pronë. Nga 2001-2008 mundësitë e mia për të investuar te Santa Quaranta ishin shumë të pakta. Me të ardhurat e firmës që janë të konsiderueshme fillova të kërkoja interes te puna, të zgjeroja aktivitetin ku të isha i besueshëm dhe ti drejtohesha bankave për të marrë një kredi sic bëra.
Në 2008 i janë drejtuar Bankës Popullore dhe kam marrë 800 mijë euro kredi në 2011. Në 2012 sipërfaqet e truallit të Santa Quarantës ishte 30 mijë metra katërore.
Për interesa të investimit bëra ndarjen në 3 parcela. Në një parcelë 5 mijë metra, në një parcelë 12 që është vetë objekti dhe parcela tjetër 13 mijë metra. Te parcela që është prej 5 mijë metrash kam dhënë me kontratë porosie 2 mijë metra katëror shoqërisë Daet SHPK tek e cila kam marrë 35% të ndërtimit. Daet SHPK është një kompani serioze. Ju vë në dispozicion kontratat e bankave, kontratën me Deat SHPK ku kam përfituar 35% të ndërtimit që është e barabartë me 32 apartamente dhe një njësi tregtar që është lokal në kat të parë. Nuk kam shpenzuar as cerekun e lekut nga këto pasuri që i kam përfituar. Por përkundrazi kam fituar lekë.
Në vitin 2013 fillova shitjen e apartamenteve. Vlera e marrë nga apartamentet deri në momentet që po flasim bashkë është 1 milion e 100 mijë euro trransaksione bankare nga 16 apartamente të shitura. Në 2015 kam marrë një kredi tjetër 500 mijë euro, që venë 1 mln e 300 mijë euro tek kjo bankë dhe një 1 mln e 100 mijë për 16 apartamente që janë shitur me hipotekë dhe 3 janë me kontratë porosie, të cilët kanë sjellë një pjesë te lekëve dhe nuk kanë marrë hipotekën sepse nuk kanë bërë likujdimin total në bazë të marrëveshjes me qytetarët.
Fillova investimin në 2011 me lekët e bankës, kam vazhduar investimin me të ardhurat nga apartamentet e shitura të cilat i kam përfituar nga 2 mijë metër tokë të dhënë me qira. Kam marrë kredinë tjetër 500 mijë euro. Të ardhurat e firmës timë nga 2001-2011 janë 700 mijë euro, fitime të pastra të ardhura nga bilancet. Askush nuk e ka vlerësuar Santa Quarantën, të gjithë e marin apriori, të gjithë ndërtojnë alibira. Santa Quaranta ka një investim që shkon 1 milionë e 980 mijë euro, afërsisht 2 mln euro. Të ardhurat nga shitjet dhe nga kredia e bankës vënë 2.4 mln euro. 700 mijë euro janë të ardhura nga bilancet, të dala nga bilancet janë 3 mln euro kështu që Santa Quaranta është bërë me lektë të pastra dhe nuk ka sens që duke pasur këto biznese jetë bërë me lekë të pista.
Vëllait tim i është bërë një akuzë! Ka dy vjet në fokus eksobar, eskobar nuk ka asnjë provë. I bëj thirrje drejtësisë mos ndikohet nga politika. I bëj thirrje politikanëve të flasin me baza dhe fakte dhe jo të persekutojnë njerëz. Kështu që para se të themi si është bërë kjo, urdhëroni dokumentat dhe jam i hapur me çdo institucion.
Ora News: Ju aktualisht e dini ku ndodhet vëllai juaj, e dini se ku ndodhet Klement Balili?
Bashkim Balili: Jo nuk e di. Para tre muajsh kam folur ne telefon, bile më ka marrë në telefon nuk e di ku ndodhet. E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë të dorëzohet, shprehimisht më ka thënë: Ata që e nisën para 10 viteve këtë lojë, këtë skenar janë të njëjtët persona që përsëri ndërtuan të njëjtin skenar. Nuk ka besim tek drejtësia sepse është në ndikimin e politikës dhe derisa drejtësia të eci në binarët e saj të drejtë unë do të paraqitem. Edhe kështu sic është drejtësia nëse më çon në bankën e të akuzuarëve të më dënojë, do njoh dënimin do të paraqitem para drejtësisë .
Ora News: Thonë që akuzat janë politike, mund ti provojë që këto akuza janë politike për Klement Balilin?
Bashkim Balili: Këtë do ta shpjegojë vetë Klementi kur të paraqitet para seancës.
Ajo që më bën përshtypje mua, kemi të bëjmë me 700 kg kanabis që akuzohet vëllai im Klement Balili dhe si ka mundësi që të bëjë kaq shumë përshtypje që 700 kg hashash të lakohet në media 2 vjet resht. Klement Balili pas asnjë provë dhe fakt ngeli në portalet e mediave, nga politiak si Eskobar.
Ora News: Iu janë hequr edhe dy licenca për dy komanitë e sigurimeve sipas ligjit antimafia, cfarë ndodh tani me kompanitë që ju keni përgjegjësi për ti mbikqyrur?
Bashkim Balili: Në radhë të parë dua ta bëj me dije Drejtorin e Policisë së Shtetit që është bërë një veprim i nxituar dhe akti i heqjes së licencave nuk është i drejtë dhe duke i bëj thirrje edhe njëherë politikaneve se nuk duhet të persekutojnë njerëz pa verifikuar të vërtetën. Shoqëria Balili Kompani nuk ma ka dhënë ky drejtor dhe ky ministër që është sot, po ka që në 1994. Sot Balili Kompani ka 358 punëtore në sigurime shoqërore që punojnë dhe presin të marrin rrogat për vitin e ri dhe nuk i kanë marrë rrogat sepse në datën 17 dhjetor është dhënë urdhëri dhe në datën 19 është zbardhur urdhëri për heqjen e licencave nga QKL, e cila për mua është në rrethana misterioze. Nuk dua të them që është gjueti shtrigash, por përderisa unë nuk e gjej veten në ligj…unë nuk kam ndonjë vendim të formës së prerë. I kam zbatuar me përpikmëri ligjet, kam qenë bashkëpunues me institucionet, nuk kam asnjë penalitet. Kam punuar me ndershmëri dhe do vazhdoj të punoj me ndershmëri. Sot nga kjo kompani shumë subjekte që më kanë besuar mua ruajtjen nuk më kanë xhiruar lekë. Shoqëria Balili Kompani përveç të mirave që ka punësimin 358 punonjës të siguruar, të cilët nesër dalin në mes të katër rrugëve. Vetëm xhiroja që ka bërë Balili Kompani në 11 muaj është 1 mln euro, nga këto 30 milionë lekë janë sigurime shoqërore që ne paguajmë për punëtorët tanë. Unë nuk jam këtu si Bashkim Balili, por jam si administrator i Balili Kompani që mban përgjegjësi për 400 familje.
Ora News: Zoti Balili, çfarë prisni të ndodhë me tej, si do ti mbroni pronat tuaja?
Bashkim Balili: Pronat e mia janë të gjitha të mbrojtura në bazë të ligjit, jam i hapur dhe bashkëpunuas me ligjin, të bëhet verifiki deri në një. Institucionet përkatëse kanë dokumentacionin dhe jam mëse i bindur se këto prona janë të pastra.