• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllai i një prej pronarëve të qendrave tregtare në Tiranë/ SPAK i sekuestron super pasuritë dy bosëve që u kapën me 788 kg kokainë

by Java News
06/08/2021 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaccme, SPAK sekuestron dhjetëra pasuri të paluajtshme të dyshuara se janë të vendosur me paratë e krijuara nga veprimtaritë kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK bëhet fjalë për pasurinë e dy personave Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka, të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’ si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë në maj të vitit 2018.

Ata kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash. Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

“Pasuri të paluajtshme të ndodhura në Tiranë: • 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;

• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2; • 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2; Pasuri të luajtshme: • 3 automjete; • 4. 645.700 lek në llogari bankare; • 7. 435 euro në llogari bankare.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

I vëllai i Arjan Ndocit është është një prej biznesmenët e fuqishëm në fushën e ndërtimit dhe ka një qendër tregtare. Gjithashtu një prej kompanive të familjes Ndoci ka kryer edhe import dhe eksport mallrash, por tashmë është me aktivitet të mbyllur.

Njoftimi i plotë i SPAK

“Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.72 të vitit 2019”

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është rregjistruar proçedimi penal nr.72/2019, ardhur për kompetencë nga ish – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal është provuar se shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka (të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’, si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë) kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash.

Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.72/2019 dhe veprës penale të pastrimit të parave, janë sekuestruar në Shqipëri, si produkt i veprës penale, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë :

Pasuri të paluajtshme të ndodhura në Tiranë:

• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;

• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;

• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;

Pasuri të luajtshme:

• 3 automjete;

• 4. 645.700 lek në llogari bankare;

• 7. 435 euro në llogari bankare.

Në përfundim të hetimit shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./m.j

Next Post
“Delta është një kërcënim”/ Kryeministri italian: Të mos vaksinohesh është një thirrje për të vdekur!

"Delta është një kërcënim"/ Kryeministri italian: Të mos vaksinohesh është një thirrje për të vdekur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In