• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vëllai i madh e tregoi veten”, Rama-mjekëve nga Kosova: Ne jemi një, nuk do t’ju lemë vetëm

by A R
20/03/2021 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur ditën e sotme vaksinimi i bluzave të bardha nga Kosova. Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorë shëndetësorë me vaksinat AstraZeneca. Procesin e vaksinimit që po zhvillohet në Kukës, e pa nga afër edhe kryeministri Edi Rama. Ai u prit atje nga kreu i Federatës Blerim Syla i cili tha se me këtë gjest “Vëllai i madh e ka treguar veten”.

“Jam mirënjohës, shpresoj t’ua kthejmë në një mënyrë tjetër drejt rrugës së bashkimit shëndetësor mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama sqaroi arsyet se pse nuk ua dërgojnë dot dozat në Kosovë. Megjithatë ai u shpreh se dy vendet tona janë një dhe Shqipëria nuk ka për ta lënë vetëm Kosovën në këtë moment.

“Qysh në momentin e parë që filluam kemi kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë kemi thënë që jemi gati, problemi është që kompanitë nuk lejojnë rieksportim. Nëse do t’i nxirrnim nga territori atëherë do ishte problem i madh. Kjo është njësoj si me qenë në Kosovë. Jemi këtu afër në Kukës. Vazhdojmë, ne jemi një. Kaq e thjeshtë është kjo punë. S’kemi pse e vemë në diskutim. E ardhmja dihet se kush është. Mirë se keni ardhur. Do bëjmë gjithçka deri në fund, nuk do ta lemë me kaq. Hap pas hapi mendoj se do t’i bëjmë të sigurta të gjitha. Presim sasi të madhe, sapo t’i marrim do t’i vemë në dispozicion. Ne nuk do t’ju lemë në asnjë mënyrë vetëm sepse në fund të fundit jemi një. Edhe fakti që bëhet në Kukës lidhet me atë që ia shpjegova Blerimit, ia kam shpjeguar ministrit të Shëndetësisë sepse kompanitë nuk lejojnë nxjerrjen e dozave jashtë. Ne s’kemi pse i nxjerrim jashtë, i bëjmë këtu. Kukësi është edhe i Shqipërisë dhe i Kosovës kështu që me këtë rast qëlloi rastësisht në fakt, të nesërmen e saj hartës së leshit, por është më mirë kështu, kështu që ai shoku në Beograd të publikojë harta dhe të lozë në Facebook, ne jemi, do vazhdojmë dhe një do jemi deri në fund”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Rasti i habitshëm: Vendi që ka vaksina, por nuk i do

Denoncimi i BBC: Vendet e pasura po bllokojnë vaksinat për të varfrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In