• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vëllai i Kryeministrit kosovar kërkoi azil në Francë e Gjermani në vitet 2014-15

by Aalison Pearse Stevens
20/03/2016 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëri prej dy vëllezërve të kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në dy shtete të Bashkimit Evropian: Francë dhe Gjermani. Të dyja shtetet ia kanë refuzuar kërkesën. Ragip Mustafa kishte migruar me valën e refugjatëve për shkaqe shëndetësore. Kërkonte të operohej në zemër.  Ai kishte kërkuar azil në kohën kur kryeministri Isa Mustafa kishte vizituar Gjermaninë. Atë kohë kryeministri nuk kishte shprehur ndjeshmëri për valën e migrimit. Kishte thënë se ata që po largohen kanë iPhone, para e rroga të mira.

Ragip Mustafa ishte në pritje të përgjigjes nga shteti gjerman nëse do t’i pranohej azili, në kohën kur Garda Federale në Berlin ishte rreshtuar për ta nderuar vëllanë e tij, që është kryeministër i Kosovës. Udhëtimi i vëllezërve Mustafa në qershor të vitit të kaluar ishte i njëkohshëm, por i realizuar në rrugë tjera.

Ragipi kishte hyrë ilegalisht në Gjermani me valën e refugjatëve, derisa Isa po vizitonte Berlinin, për herë të parë në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ia kishte bërë të qartë Isa Mustafës se azilkërkuesit kosovarë nuk kanë shanse për azil në Gjermani.

“Azilkërkuesit kosovarë në Gjermani nuk kanë shanse për azil, sepse vetëm rreth 1,1% prej tyre kanë marrë deri tani një përgjigje pozitive. Ndaj me kryeministrin kemi rënë dakord që të mbështesin sa më shumë zhvillimin e Kosovës në mënyrë që problemet e tyre të zgjidhen në Kosovë dhe njerëzit të mos detyrohen të ikin në vendet e tjera”, kishte thënë Merkel.

Kjo e prekte direkt vëllanë e Mustafës, Ragipin që po kërkonte azil për shkaqe shëndetësore. I duhej operacion në zemër. Azilkekuesi është detyruar që pas disa ditësh të largohet nga Gjermania, pasi autoritetet ia kishin refuzuar kërkesën.

Duhej të kthehej në Francë, në vendin që kishte kërkuar fillimisht azil. Kryeministri Mustafa, gjatë takimit me Merkel, zotohej për kushte të mira për të gjithë qytetarët e vendit.

“Kosova është vend i sigurt dhe ne do t’i zgjidhim problemet tona, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët”, kishte thënë ai.

Megjithatë, kushtet prej atëherë nuk janë përmirësuar. Veçanërisht sistemi shëndetësor.

As qeveritarët e mëhershëm e as qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, që nga dhjetori i vitit 2014, nuk kanë bërë lëvizje drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor. Kritikat më të mëdha qeverisjes i drejtohen për keq menaxhimin e spitalit më të madh publik në vend, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ky spital nuk ka kapacitetet për të trajtuar sëmundjet e rënda dhe pacientët rekomandohen për shërim jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë është kritikuar në vazhdimësi për keq menaxhim të fondit për shërim jashtë vendit. Shuma e këtij fondi nuk mbulon nevojat që kanë të sëmurët nga zemra, kanceri e sëmundje tjera.

Pacientët me sëmundje të rënda vazhdojnë të kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarët vullnetmirë pasi që shteti nuk ia ofron mundësinë për shërim jashtë vendit.

ragip-mustafa-1-1024x510_1458469997-6546295

Next Post

Krimet seksuale rriten, Tirana e Saranda në vendet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In