• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin në 2019-ën, Dukate Selimi: Vrasësi i efektivit nuk do kapet, mbrohet nga Policia e Fierit

by Java News
15/05/2024 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në korrik të vitit të 2023, gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për vrasjen e 23- vjeçarit Florian Selimi në vitin 2019. Në vendimin e saj, gjykata ka vendosur 19 vite burg për autorët Kiri Mernica dhe Sadri Selaci. Kiri Mernica është vëllai i autorit të vrasjes së efektivit të policisë, 28 -vjeçarit Nevruz Cenalia, dy ditë më parë. 23-vjeçari ndodhet ende në arrati. Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit Forcat Renea janë vënë në lëvizje për të gjetur vendndodhjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, por ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tij.

Ngushëllimet tona për këtë humbje kaq të madhe tuajën. Ju keni luftuar pa fund për të gjetur drejtësi dhe për të vënë drejtësi për djalin tuaj të ndjerë.  Ja keni dalë më në fund, sepse autorët janë vënë përpara drejtësisë, tashmë janë edhe të dënuar, por jeta juaj ka ndryshuar rrënjësisht. Ju jeni detyruar që pasi djali juaj ka humbur jetën të lini edhe fshatin ku jetonit. Çfarë ka ndodhur, zonja Selimi, kush ju detyroi të largoheni nga fshati juaj?

Ne kemi jetuar për 20 vjet në fshatin Sulaj të Fierit. Ai ka qenë fshat problematik gjithmonë, pasi aty ka njerëz të armatosur. Ka njerëz që mbajnë armë me vete kudo që shkojnë dhe policia fatkeqësisht nuk i ndalon. Edhe nëse i ndalon në një moment i lëshon direkt kur shkon në drejtorinë e policisë dhe kështu që, herë pas here kemi pas denoncime. Kemi denoncuar, por nuk është marrë parasysh denoncimi  jonë. Në 2015-ën kishin prap një tjetër ngjarje, sepse vëllai im bëri një plagosje, për shkak se ata e kërcënuan me jetë. Për vetëmbrojtje, vëllai im ka plagosur njërin nga autorët e krimit. Edhe aty nuk u bë hetimi i duhur, sepse ata nuk e pranuan asnjëherë që janë autorët e krimit, sepse kishin dëshirë që të hakmerreshin dhe erdhi momenti që ata natën e Kurban Bajramit ma kanë therur në fyt djalin tim duke e bërë kurban një fëmijë në rrugë pa asnjë lloj motivi. Thjesht se vëllai im ka plagosur njëri nga ata.

Pra, ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje

Nuk është pranuar nga Prokuroia, as nga Gjykat0a. E quajnë vrasje për urrejtje, që për mua është edhe më e rëndë. Që të vritet një djalë i ri për urrejtje është edhe më e papranueshme për mendimin tim. Unë do ta ndjek, nuk e lë me kaq. Edhe pse ma kanë kushtëzuar Strasburgun do vazhdoj me SPAK-un me të tjera rrugë dhe do të shkojë deri sa të arrij atë që dua unë. Drejtoria e Policisë së Fierit në bashkëpunim me prokurorinë dhe me ekspertë kriminalistikë, ka bërë të mundur manipulimin e dosjes, ka prishur procesverbalet e sakta dhe ka shkaktuar një relacion shumë të dobët në prokurorinë e Rrethit Fier.

Tashmë autorët janë të dënuar. Çfarë ju ka bërë ju që të largoheni nga fshati Sulaj i Fierit?

Pasiguria! Unë e kam bërë publike gjashtë herë. Gjashtë herë kam dalë në media, i kam të gjitha me prova në youtube dhe kam kërkuar mbrojtje nga shteti, pasi ata janë të armatosur, janë rrugëve.

Keni patur kërcënime konkrete, kush ju ka kërcënuar?

Kemi pas kërcënime konkrete, vëllain tim e kanë kërcënuar me armë. Ata e kanë me jetë a vdekje të largojnë njerëzit që kanë të ardhur nga veriu aty, sepse i duan tokat për veten, I kanë larguar dhe vendalinjtë. Ata udhëhiqen nga grupe të mëdha. Nuk janë ata që e bëjnë krimet, por i bëjnë ata të mëdhenjtë, këta i përdorin si mashë.

Vazhdojnë konfliktet tuaja me familjen Mërnica?

Konfliktet janë të hapura. Unë gjakun e djalit tim s’kam për ta fal kurrë.

Autori Kiri Mërnica, që është edhe vëllai i autorit të vrasjes së dy ditëve më parë të efektivit të policisë, tashmë është i dënuar me 19 vite nga gjykata e shkallës së Parë të Fierit…

Është dënuar nga gjykata e Shkallës së parë të Fierit, por edhe e Apelit. Por unë nuk jam fare e kënaqur sepse ata mund të dalin nga burgu nesër pasnesër, sepse kanë mbrojtje.  Kanë njerëzit e tyre të fuqishëm dhe i nxjerrin me lekë.

Kush ju ka kërcënuar konkretisht? Keni patur kontakte për shembull me autorin e vrasjes së dy ditëve më parë, pra me vëllain e Kiri Mërnicës, Azgan Mërnica?

Nuk kemi fol asnjëherë me ta që kur ka ndodhur ngjarja. Unë shkoj tek shtëpia nganjëherë, sepse dua të shikoj shtëpinë, dhe sa herë shkoj ata janë gati për luftë. I kanë armët nëpër duar. E kam lajmëruar shefin e krimeve të rënda, të gjithë i kam lajmëruar, por askush nuk ndërhyn. Aty e dinë të gjithë rrezikshmërinë e fshatit dhe askush nuk ndërhyn. Gjithçka që bëhet, çdo aksion që bëhet në policinë e fierit, ata i lajmërojnë, i lajmërojnë dhe operacioni dështon. Ata lajmërohen në çdo rast, sepse kanë njerëzit e tyre në policinë e shtetit. Kam prova dhe fakte të mjaftueshme që implikojnë gjithë drejtorinë e Policisë Fier, shef komisariati e të gjithë se kanë manipuluar dosjen time, por këto do t’i bëj publike herë tjetër

Zonja Selimi, Familja Mernica ka pasur konflikt vetëm me familjen tuaj në fshat apo edhe familje të tjera, sepse ju thoni që është familje problematike.

Ata kanë probleme me të gjithë. Përvecc se vrasin, janë hajdut ordiner. Ata vjedhin çfarë të kesh në shtëpi, janë hajdutë, njerëz parazitë që jetojnë me vjedhje, me vrasje edhe me ndonjë rrënjë hashashi që mbjellin nëpër kanale atje.

Pa diskutim që jeni tronditur edhe nga ngjarja e 2 ditëve më parë. Cila është gjëja e parë që menduat kur mësuat këtë ngjarje të rëndë?

E para që më shkoi në mendje është se autori nuk kapet, sepse ndihmohet nga policia e Fierit. E dyta rruga ku ka qenë ai polic është shumë e gjerë, mund të kalojnë lirisht dy makina. Për mua është e paramenduar. Policia ti futet punës dhe ekspertët të mos bëjnë gjëra siç kanë bërë për djalin tim, por të merren me punë.

Ju thatë që jeni larguar nga Fieri dhe tashmë jetoni në Tiranë. Tani që keni ndryshuar vendbanimin tuaj, vazhdojnë kërcënimet?

Tani që kam e ndryshuar vendbanimin, unë sinqerisht ta them nuk kam frikë fare, sepse jam me të drejtën time, flas çdo gjë.

Gjatë seancave keni patur përballje me familjen Mërnica?

Unë nuk kam punë me ata vrasës. Unë kam punë me shtetin, me shtetin që ka bërë falsifikimin e ngjarjes/tch

Next Post
VIDEO/ Momenti kur kryeministri sllovak qëllohet me armë zjarri, dëgjohet britma e tij. Arrestohet autori…!

VIDEO/ Momenti kur kryeministri sllovak qëllohet me armë zjarri, dëgjohet britma e tij. Arrestohet autori...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com