• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllai i autorit të krimit në Klos: Dy kushërinjtë e shantazhonin mbesën në rrjetet sociale, kaloi në depresion

by Java News
13/10/2022 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos mesditën e së mërkurës ka rrëfyer se si ndodhi masakra. Ai tregoi se i vëllai, Fiqiriu akuzonte djalin e viktimës, Kenadon, se i kishin bërë vajzën me fjalë, na e keni nxjerrë nudo në telefon dhe i ka kërkuar që Ilir Shira ta merrte nuse për të birin.

Besnik Mjeshtri, i cili u arrestua pas krimit si bashkëpunëtor por u la i lirë, tregoi se në momentin kur u ul në kafe për tu sqaruar i kishte kërkuar dy vëllezërve të tij që të mos afroheshin në tavolinë pasi do e zgjidhte vetë, teksa rrëfeu se me Ilir Shirën ishin kushërinj të largët.

“Prej një jave jemi munduar të ulim prindërit dhe të zbusim gjërat. Jemi munduar që t’i bindem që të ulen ballallarët dhe çunat që të gjejmë në gjuhën e përbashkët se për ça e kaluan vajzën në depresion. Ai Shira, ai Kenado e kërcënoi vajzën në atë mënyrë sa përfundoi në spital në gjendje kome. Vajza nuk tregonte fare. I keni të dhënat te spitali. Nuk tregonte dhe ishte e tmerruar se kush i bënte presion në rrjetet sociale. Ai Shira i bënte presion në rrjetet sociale. Hasula s’i bëri presion, kishte thjesht mesazhet dhe kishte kërkuar që të bënin lidhje. Ai ka shumë faj, por kërcënimet që i ka bërë vajzës, duke i kërkuar foto, pra ‘më bëj një foto kështu’, ‘një ashtu’, se i ka marrë adresën e telefonit dhe e kërcënonte vajzën dhe ajo përfundoi në depresion.

Ne shkuam për një marrëveshje. Ka ardhur djali i Shirës ka marrë kontakt me mua, me babin e Sarës, se donim të gjenim kompromisin dhe shkakun se pse e kaluan vajzën e vëllait në depresion. Më mori në telefon Fatmiri dhe më tha; ‘hajde fol’. E takova djalin dhe i thashë; ‘Të lutem mos u frikëso, mos ki frikë për asgjë. Jam Fatmir Mjeshtri’. ‘Të njoh’ më tha. I thash ‘a ta marrim babin tënd në telefon, dhe të sqarojmë diçka. Qoftë në shtëpinë tënde, qoftë këtu. Mos ki frikë se do sqarojmë diçka. Kemi të dhëna se ti e ke kërcënuar gocën e Fiqiriut, Sarën’. Mua tha; ‘Sara më ka bërë ftesë në Facebook. Pasi e pranova ftesën, nisëm të flisnim tha. Ajo më kërkoi diçka tjetër’. ‘Çfarë’ i thashë? ‘S’mund të shoh si shok, se je djalë bukurosh’. ‘S’të ka ofenduar i thash’. Ai tha; ‘Dhe mua tha më pëlqente’.

Pasi i kishte marrë adresën, kishte shkarkuar fotot dhe i ka thënë; ‘po nuk bërë ato që të them unë, të bësh foto nudo, do të hap foto në rrjetet sociale dhe do të shkatërrojë jetën’. Ajo nga momenti fiku telefonin. Ai ka marrë motrën e madhe në telefon dhe i ka thënë; ‘jam ai djali Shira, po nuk veproi motra ashtu siç them, do e shkatërroj jetën, do i prish jetën. Vajza i ka thënë; mos bëj kështu. Ai na njihte të gjithëve. Motra mori të motrën në telefon dhe i ka thënë; kujt ia ke dhënë adresën. Kur mbaroi shkollën goca, ka rënë pa ndjenja përtokë në kat të dytë të shtëpisë nga trysnia e madhe që kishte.

Më pas i çojnë mesazh çuni vëllait në Angli një mesazh anonim dhe i thonë; Sara është lidhur me djalin e Eglantin Hasulës. Mua më vjen keq për ju. Si ka thënë adresë se kush ishte. Ai ia ka dërguar babait të Sarës këtë mesazh. Shiheni mos gabon. Dy netë para kam takuar babain e Shirës dhe djalin dhe ja kam shpjeguar të atit atë që ka bërë. Ai ka pranuar se e kishte bërë këtë gjë. Unë hyra në mes që të shuaja sherr. Se s’doja që të shkonte puna më keq se Fiqiriu e kishte vajzë. Ai kërkoi që të martoheshin nëse duheshin”, tha xhaxhai”, tha ai.

Kujtojmë se Fiqiri Mjeshtri dyshohet se vrau baba e bir, Ilir dhe Kenad Shirën, plagosi Eglantin Hasulën dhe djalin e tij të mitur, Renaton, e më pas i dha fund jetës së tij në banesë. Të pranishëm në momentin e krimit ishin edhe dy vëllezërit e autorit, Fatbardh dhe Besnik Mjeshtri, të cilët u arrestuan nga policia, por u liruan ditën e sotme.

Next Post
‘Ishte model’, flet mësuesja e vajzës në Klos: Kishte tre ditë që nuk vinte në shkollë

'Ishte model', flet mësuesja e vajzës në Klos: Kishte tre ditë që nuk vinte në shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In