Admir Murataj dyshohet se është personi i vrarë dje gjatë grabitjes së miliona eurove në Rinas. Në polici prej ditës së djeshme është shoqëruar bashkëshortja e tij, e cila ndodhet ende në polici, ndërsa i vëllai ka bërë kërkesë për të parë viktimën, dhe për të mësuar nëse është vërtetë Murataj. Ndërkohë hetuesit kanë deklaruar se viktima ngjanë shumë me të, por pritet që të bëhen ekzaminimet e duhur për të dalë në një përfundim zyrtar.