• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllai e motra e Ibrahim Bashës hyjnë në forcat e policisë

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai e motra e Ibrahim Bashës, oficerit të RENEA-s që mbeti i vrarë një vit më parë gjatë një aksioni në Lazarat, kanë vendosur të vazhdojnë rrugën që ai la në mes.

Ata janë regjistruar, kanë konkurruar dhe kanë fituar shkollën bazë të Policisë, duke vijuar tashmë kursin për Patrullën e Përgjithshme. Habibe Basha, 25 vjeçe, dhe Denis Basha, 21 vjeç, arritën të dalin fitues mes 5 mijë konkurrentëve, duke u renditur në mesin e 300 aplikuesve që aktualisht vijojnë studimet në Shkollën e Policisë.

denis e habibe basha
Denis e Habibe Basha

Motër e vëlla, duke mbajtur edhe premtimin që i dhanë të vëllait pas vdekjes, arritën të dalin fitues në të gjitha fazat e konkursit. Lajmin e bëjnë të ditur kolegët e dëshmorit të Policisë, Ibrahim Basha, të cilët kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen e tij.

Burime nga reparti RENEA thanë se njëra nga motrat e Ibrahimit e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Ajo kishte qenë shumë e lidhur me vëllain e saj të madh dhe kërkonte me çmos që të ndiqte rrugën që ai u detyrua ta linte në mes.

Ndërsa vëllai i tij, Denisi, ndonëse në një moshë shumë të re, ka vendosur në momentet e fundit, pasi familjarët duket se nuk kanë qenë dakord me vendimin e tij. Megjithatë, të dy u shpallën fitues dhe prej disa javësh vazhdojnë të ndjekin kursin teorik për Patrullën e Përgjithshme, në Shkollën Bazë të Policisë.

FAMILJA BASHA

Familja e Ibrahim Bashës jeton prej vitesh në fshatin Bulçesh, në rrethinat e Kamzës, në Tiranë. Shtëpia dykatëshe, ku familja Basha banon prej vitit 1997, ka qenë më parë ndërtesë shtetërore. Pas kthimit të Bovillës në liqen dhe ujësjellës, familja Basha ishte shpërngulur prej andej për të banuar në Bulçesh.

Repartin e Zall-Herrit, pjesë e të cilit kishte qenë për vite me radhë, Ibrahim Basha e kishte afër banesës. Ibrahimi ishte angazhuar fillimisht në vitin 2004 në forcat e Ushtrisë, më pas me misionet në Afganistan, ku kishte qenë katër herë. Tetorin e vitit 2014, pas kurseve përkatëse dhe trajnimeve për sa i përket Policisë së Shtetit, ai kishte kaluar në Repartin e forcave speciale RENEA.

Ibrahimi ishte vëllai i 9 motrave, 7 prej të cilave të martuara dhe i një vëllai, i cili ishte edhe më i vogli i familjes, vetëm 20 vjeç, kur ai ra dëshmor në Lazarat. Me të vëllain Ibrahimi kishte bërë edhe telefonatën e fundit para se të nisej në një aksion të fshehtë në Lazarat, në orët e vona të natës duke gdhirë data 24 qershor, e vitit që shkoi, kur edhe mbeti i vrarë në krye të detyrës.

ETLEVA DELIA/Panorama/d.i.

 

Next Post

Bora Kokëdhima padit revistën Bordo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In