• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vëllai dhe kolegu ynë”/ Socialistët të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: I doli zot atdheut në kohë të vështira

by Java News
29/03/2021 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi betejën me COVID. Ai thotë se Fino ishte një ndër njerëzit më të mirë të Shqipërisë që shërbeu si politikan, deputet dhe kryetar bashkie. Ai vlerëson rolin e Finos në vitin 199, duke theksuar se i doli për zot adheut si kryeministër në një kohë rëndë për vendin.

C2a5c5b4 1f64 482d A5e1 Db686b51b339

“Sot u nda nga jeta kolegu ynë, Bashkim Fino. Bashkimi humbi betejën për jetën duke na shkaktuar të gjithëve, familjes, kolegëve, miqve, një humbje të pazëvëndësueshme. Bashkim Fino ishte një ndër njerëzit më të mirë të Shqipërisë, politikan, kryetar bashkie, deputet dhe ministër ndër më të shquarit.

Shërbeu me devotshmëri për disa legjislatura si deputet i qarkut Fier dhe fitoi besimin dhe dashurinë e të gjithëve. Bashkimi i doli zot atdheut si Kryeministër në një kohë të rëndë dhe shërbeu si shtetar dhe patriot gjatë periudhës më të vështirë të tranzicionit.  Ishte vëllai, kolegu dhe miku ynë, buzëqeshja e të cilit nuk do të na ndahet përjetë. Lamtumirë, Bashkim, vëllai ynë i dashur dhe i paharruar!”, shkruan Gramoz Ruçi.

1617004064_06cf0537ff66491e975db2b6562ba546.jpg

Për ndarjen nga jeta të Finos ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ai thotë se familja e madhe e socialistëve humbi sot vëllain, kontribuues dhe deputetin sa të veçantë aq edhe të dashur.

“Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne. Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë”, shkruan Balla.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi jetën si pasojë e COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastirliu shkruan se është trishtuar për lajmin e hidhur, dhe se do i mungojnë bisedat e gjatë pushimeve në Kuvend dhe këshillat e tij të mençura.

Ajo shprehet gjithashtu se është krenare që ka ndarë një copë udhë në politikë me njeriun që drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.

“U prehsh në paqe, mik”, shkruan ministrja në fund.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit Bashkim Fino. Ajo shkruan se ai ishte simbol i mirësisë dhe humorit dhe la pas një boshllëk të madh te kushdo që e njihte.

“Ka disa njerëz, disa miq të mirë, që kur ikin lënë pas një boshllëk aq të madh, që nuk zëvendësohen e nuk ua zë dot kurrë dikush tjetër vendin që kishin, sepse ishin të papërsëritshëm. I tillë ishte për mua Baçi, një mik i mirë, simbol i mirësisë e kujdesit për njerëzit, i fjalës dhe i humorit, që do të na mungojë aq shumë. U prehsh në paqe e qofsh i parajsës miku im! Mungesa jote është e pazëvendësueshme”, shkruan Xhaçka.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Ndërsa e ka cilësuar këtë mëngjes shumë të trishtë, Veliaj thotë se u nda nga jeta një burrë babaxhan e i mirë, i cili në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij.

“Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij!  Prehu në paqe mik i dashur”, shkruan Veliaj.

Ish-kryeministri Pandeli Majko e kujton atë si kryeministër të vitit të vështirë 1997, duke theksuar se ai do t’i mungojë të gjithëve. “Bashkim Fino ka ndërruar jetë. Kryeministri socialist i “Pajtimit” të vitit 1997 nuk do jetë midis nesh!  Do na mungosh mik! U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes!”, shkruan Majko.

“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e mikut dhe kolegut Bashkim Fino. Një humbje e parakohshme që krijon një boshllëk të madh jo vetëm tek familja por edhe tek miqtë e shumtë dhe kolegët! Familja humbi njeriun e vet të dashur, miqtë humbën një burrë fisnik e me vlera të jashtëzakonshme!

Kolegët humbën njeriun e përkushtuar që diti të marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë postkomuniste, atë të trazirave të vitit famëkeq 1997, kur Bashkimi u kthye në simbol shprese si Kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar!”, shkruan Gjiknuri.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati iu është bashkuar reagimeve për vdekjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili ishte i prekur nga koronavirusi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bushati shprehet i tronditur për ikjen e parakohshme të Finos.

“Na trondite me ikjen tënde të parakohshme Bashkim Fino💔 U prehsh në paqe miku ynë i mirë🙏”, shkruan Bushati.

Kujtojmë se Fino prej ditësh luftoi me virusin e rrezikshëm, ndërsa nuk mundi dot t’ia dilte, duke humbur betejën.

g.kosovari

Next Post
“Zë i rëndësishëm për stabilitetin politik të vendit”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Finos: Me trishtim mësova lajmin

"Zë i rëndësishëm për stabilitetin politik të vendit"/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Finos: Me trishtim mësova lajmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In