• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllai i aktorit të plagosur: Familja e Zallumit na kërkoi 20 mijë euro

by A R
26/07/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i Mishel Prelës, 31-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në një atentat kriminal mbrëmjen e 20 korrikut përballë shkollës “Partizani” rrëfen historikun e përplasjes me Ervin Zollumin, porositësin e vrasjes së Mishelit kundrejt 80 mijë eurove.

Në një intervistë për dritare.net, Mino Manoku thotë se gjithçka nisur nga një konflikt banal mes Mishelit dhe Ervinit në qershor të 2010.

“E gjithë ngjarja fillon në qershor të 2010, kur Misheli dhe Ervini kanë pasur një konflikt për shkaqe banale me njëri –tjetrin, konflikt ky që ka përfunduar me rrahjen e Ervin Zullumit nga vëllai im Misheli. Pas një muaji Ervini i ka dalë në pritë Mishelit në afërsi të ‘Shkollës së Kuqe’ ku ai ka goditur Mishelin me thikë në krahun e majtë duke i shkaktuar një plagë prej 8 qepjesh e cila edhe sot është e dukshme”.

Por kjo ngjarje sipas tij nuk është denoncuar kurrë në polici. Do të ishte vetë Misheli që menjëherë pas daljes nga spitali do t’i zinte printe Ervinit në një rrugicë në lagjen e të dyve dhe do ta plagoste me thikë. Ky sulm atij i kushtoi 5 vite e gjysmë burg, nga të cilat 3 vite e gjashtë muaj i kaloi në qeli, ndërsa pjesën tjetër ishte me shërbim prove për shkak të gjendjes së tij shëndetësore thotë i vëllai, pasi u operua pas një problemi me veshkat.

“Pasi Misheli plagosi Ervinin, dy familjet tona janë takuar së bashku, dhe nga familja e Ervinit na është kërkuar një shumë prej 20 mijë eurosh për ta mbyllur këtë histori, por ne kemi refuzuar duke u thënë se ne kemi mundësi vetëm 10 mijë euro”

Shuma sipas tij është kërkuar nga daja i Ervin Zullumit, qe në atë kohë punonte në drejtorinë e burgjeve dhe ushtronte profesionin e avokatit. Mino rrëfen më tej se Misheli dhe Ervini janë takuar edhe pasi Misheli ka dalë nga burgu por dukej se gjithҫka kishte marrë fund, dhe se konfliktet tanimë ishin shuar.

Ishte mbrëmja e 20 korrikut që do të rikthente këtë histori. Mishel Prela u qëllua me 5 plumba në një atentat me armë. Dy prej plumbave e kanë marrë në parakrahun e djathtë duke i shkaktuar thyerjen e krahut, 2 plumba e kanë goditur në kofshën e djathtë ku njëri nga to i ka prekur aortën kryesore, dhe një në pjesën e barkut i cili i ka prekur zorrën e trashë.

Pak orë pas ngjarjes policia lajmëroi se ka arrestuar Shkëlzen Buci i cili kishte rolin e ekzekutorit, Miklar Tolën, i cili ishte zgjedhur nga Buci për të ndjekur lëvizjet e Prelës, dhe Tim Hidrin, shoferi i cili do të largonte atentatorët nga vendi i ngjarjes.Buci ka deklaruar në polici se atij i ishin premtuar 80 mijë euro në këmbim të kokës së Mishel Prelës, dhe porositësi ishte Ervin Zullumi i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Vëllai i Mishel Prelës shprehet se familja e tij ndihen të rrezikuar dhe i bëjnë apel shtetit që kjo histori të mbyllet një herë e mirë, duke vënë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës. /a.m.

Next Post
“I bën copa me thika”, dëshmitari tregon përplasjen mes dy grupeve

"I bën copa me thika", dëshmitari tregon përplasjen mes dy grupeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

March 3, 2026
Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

March 3, 2026
Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

March 3, 2026
Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In