• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vëlla, kam rilindur!” Fjalët e 26-vjeçarit shqiptar që vrau babain

by A R
11/06/2018 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vëlla, unë kam rilindur”. Këto ishin fjalët e para që 26-vjeçari shqiptar në Greqi, i tha vëllait të tij kur e vizitoi në burg. Aleksi, i cili ndodhet prapa hekurave pasi vrau babain e tij 70-vjeçar, pati një vizitë nga vëllai dhe motra, që i ka nga ana e babait. Vëllai i vogël zbuloi për mediat greke detaje nga takimi i tij me Aleksin.

“Kur shkova ta takoja në qendrat e paraburgimit, ai më tha “vëlla, unë rilinda”. E kishte seriozisht. Nuk ndjen asnjë keqardhje edhe pse është në burg”, thotë ai, duke konfirmuar se për disa vite me radhë ishte abuzuar nga babai i tij.

26-vjeçari shqiptar ka pranuar vrasjen e babait, duke argumentuar se ishte abuzuar seksualisht kur ishte i vogël. Ndërsa kohët e fundit kishte mësuar se edhe motra dhe vëllai i tij i vogël që i ka nga ana e babait, janë abuzuar prej këtij të fundit.

Aleksi jetonte në Athinë dhe vitet e fundit ishte rikthyer në Zakyntho për shkak të problemeve financiare. Aty ai mësoi se motra e vëllai ishin abuzuar nga i ati dhe që nga ai moment planifikoi vrasjen e tij.

“Me mua nuk kishte abuzuar seksualisht, ndryshe nga motra ime me të cilën kishte abuzuar dhe çështja tani po ndiqet nga prokurori. Çfarëdo që ka thënë Aleksi janë të vërteta. Babai ishte shumë i dhunshëm. Abuzoi me nënën time. Ajo nuk donte të dilte nga shtëpia. Ai ishte barbar. Por ne nuk mund të flisnim. Na kishte kërcënuar se do të na vriste. Dhuna që ushtronte ndaj nesh ishte një fenomen i përditshëm“, tha vëllai i Aleksit, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe ato që ka deklaruar 26-vjeçari shqiptar.

26-vjeçari Aleks, me origjinë shqiptare, vrau me çifte babain e tij më 27 Maj. Hetuesve u tha se kur ishte në moshë të vogël, i ati kishte abuzuar seksualisht me të. Kurse kohët e fundit kishte mësuar që edhe motra e vëllai i tij i vogël që i ka nga ana e babait, abuzoheshin seksualisht prej tij.

Aleksi ishte djali i dytë i 70-vjeçarit të ndjerë. Babai ishte martuar tre herë, kurse Aleksi kishte ardhur në jetë nga martesa e dytë. E ëma e Aleksit u divorcua prej tij dhe u martua sërish. Kurse 70-vjeçari u martua për herë të tretë, por pas disa vitesh gruaja i vdiq nga një sëmundje. Nga martesa e tij e tretë, erdhën në jetë një djalë dhe një vajzë, 7 dhe 9 vjeç, të cilët janë vëllai dhe motra e Aleksit nga ana e babait. /tvklan.al/a.m.

Next Post
“Është momenti i Shqipërisë”, Hahn: Ja kur duam t’ju kemi në familjen europiane

"Është momenti i Shqipërisë", Hahn: Ja kur duam t'ju kemi në familjen europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In