• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Veliu në Konferencën e 39-të të Policive të Kryeqyteteve të Europës, deklarata që u nënshkrua

by A R
27/09/2017 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, mori pjesë në Konferencën e 39 të Policive të Kryeqyteteve të Europës, e cila u mbajt në Lisbonë me temë: “Sfidat ndaj sigurisë bashkëkohore në Europë: Cilat janë rrugët dhe menaxhimi i ngjarjeve madhore”.

Në këtë konferencë morën pjesë 36 delegacione të policive të kryeqyteteve të Europës.

Gjatë punimeve të konferencës, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu zhvilloi një sërë takimet me homologët e tij nga Kryeqytete të ndryshme të Europës.

Në konferencë u hodh ideja që një nga takimet e radhës të zhvillohet në Tiranë.

Në fund të konferencës, pjesëmarrësit e 36 delegacioneve nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku theksuan:

• Krijimin e një komiteti pune për t’i propozuar Bashkimit Europian, mbështetje për sponsorizimin e Konferencave vjetore për policitë e kryeqyteteve të Europës.

• Krijimin e një komiteti pune të përbërë nga disa forca policore të pranishme, që të propozojnë krijimin e “EUROCIVPOL”, i cili të aprovohet nga autoriteti kombëtar,  qëllimi kryesor i të cilit të jetë përmirësimi, kooperimi dhe shkëmbimi i praktikave midis forcave policore dhe komunitetit qytetar.

•  Rëndësinë e policimit në komunitet, për të parandaluar radikalizmin ekstremist dhe përmirësimin e marëdhënieve midis policisë dhe komunitetit.

•Të bëhet me dije, që është e rëndësishme përmirësimi i trajnimeve operacionale dhe taktikave të shërbimeve që reagojnë për herë të parë ndaj akteve terroriste.

•  Të kuptohet që është thelbësor përmirësimi i mekanizmave për parandalimin e ekstremizmit online, rekrutimi dhe marrja e masave, për implementimin e mekanizmave parandalues.

•  Të bëhen përpjekje maksimale për zhvillimin e mekanizmave sigurues dhe të shkëmbehet informacion midis forcës policore dhe qytetarëve.

•  Të njohë që është esenciale shkëmbimi i informacioneve operative dhe rritja e kapaciteteve të inteligjencës për parandalimin e terrorizmit.

• Të kuptohet që forcimi i bashkëpunimit midis policive kryeqytetase është me rëndësi madhore, kryesisht investim në forcën policore, rendin publik dhe policinë investiguese.

•  Të theksojë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim midis policisë për mbështetje civile dhe ndihmë mjekësore në rastet e ngjarjeve madhore.

•  Të njohë që policia inteligjente, bazuar në skenare, kërcënime apo vlerësim rrisku, mbledhja e informacioneve, është esenciale në menaxhimin e ngjarjeve madhore./a.m.

Next Post
Historia e shqiptarit, që me Kura’n në dorë, hyri në kishë për të kërkuar takim me Papën

Historia e shqiptarit, që me Kura'n në dorë, hyri në kishë për të kërkuar takim me Papën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In