Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Velipojë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas policisë, një automjet ka dalë nga rruga duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur rëndë një tjetër shtetas. Nuk bëhet ende me dije identiteti i viktimës dhe personit të plagosur. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Vinjol.
Paraprakisht bëhet me dije se shkak i aksidentit ëhstë bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit për shkak të shpejtësisë tepër të lartë./a.m.