• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Zëvendësojmë të gjitha barakat e romëve në Shkozë, me shtëpi

by A R
14/05/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot pjesë e panairin të shërbimeve për familjen të organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Në këtë aktivitet ku u prezantua dhe Strategjia e Re e Mbrojtjes Sociale, kryebashkiaku Veliaj  ndërsa solli në vëmendje politikat sociale që po ndjek Bashkia e Tiranës, tha se ka nisur sërish shpërndarja e çekut të bebes.

“Në Tiranë rifilluam një traditë që e kishim 5 vite më përpara, e çekut të bebes, si një mënyrë për të pritur në qytetin tonë qytetarët tanë më të rinj dhe për t’iu thënë po iu fillon një llogari modeste bankare si një mënyrë për të thënë “mirë se erdhe në Tiranë”, deklaroi Veliaj. Ai theksoi më tej edhe projektet e rëndësishme si hapja e mencave sociale, shpërndarja e banesave sociale apo dhe mbështetja për komunitetin rom.

“Bashkia e Tiranës brenda këtij viti do të shpërndajë pjesën e mbetur të banesave sociale. Javën që vjen ne do të fillojmë me një lagje të re rome në zonën e Shkozës. Do të zëvendësojmë të gjitha barakat me shtëpi që kanë dinjitetin që duhet të ketë secili që ka vendosur të jetojë në Tiranë”, njoftoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë vlerësoi gjithashtu politikat sociale të qeverisë si pensioni social apo ndihma ekonomike. “Dua t’u kujtoj se përpara tre vitesh nuk kishte pension social, sot ka një pension social sepse është besimi i një filozofie të majtë që aty ku njerëzit nuk ia dalin dot vetë, aty ku ka një problem për vite pensionesh dhe vjetësie pune që nuk kanë mundur t’i plotësojnë atëherë sigurisht shoqëria si e tërë duhet të shtrijë dorën dhe të ofrojë diçka që secili e kishte të pamundur ta fitonte vetë. Kur vjen puna tek ndihma ekonomike, nuk është një pension i përjetshëm por është mënyra se si ne të majtët e konceptojmë ndihmën që shoqëria i jep dikujt në momentin e vet të vështirësisë, në ditën e vet të fatkeqësisë, në ato pak vite kur ka humbur punën  ose ka një tranzicion ose i ka ndodhur diçka në familje”, tha ai.

Veliaj u bëri më tej apel donatorëve që t’u ofrojnë ndihmë edhe bashkive në rrethe të ndryshme të provincës ku vështirësitë dhe problemet e shoqërisë janë më të mëdha. /a.m.

 

Next Post

Majko: Mbahet për herë të parë Asambleja e NATO-s në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In