• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj zbulon projektin: Mbikalim te “Shqiponja”

by A R
24/04/2018 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vera që vjen do ta gjejë Tiranën në një kantier të vërtetë të punëve infrastrukturore. Bashkia e Tiranës do të nisë një sërë investimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me transportin dhe sistemimin e disa prej hyrjeve dhe akseve kryesore në qytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës duke folur gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” bëri të ditur se së shpejti do të nisë investimi në pjesën e Unazës nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Shqiponja”, çka pritet të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të lëvizjes se mjeteve në këtë aks.

Ai deklaroi gjithashtu se kanë nisur bisedimet me disa nga bankat ndërkombëtare për mundësinë e financimit dhe të ribërjes së aksit Kombinat – Plepa. “Kemi folur me disa banka zhvillimi ndërkombëtare për mundësinë e financimit të ribërjes të rrugës nga Kombinati në Plepa. Ajo është një zonë që ka shumë potencial, tani edhe industrial. Shumë prej mini-punishteve, fabrikave me 200-300 punonjës kanë filluar transferimin në atë zonë. Kështu është planifikuar edhe në planin urbanistik. Rruga Kombinat –Plepa është një rrugë nacionale, ka ardhur nevoja që edhe shtresat të rishihen dhe ndoshta te kemi më shumë zgjerim. Jemi duke folur me FSHZH dhe ARRSH që të fillojmë edhe aty një investim”, u shpreh Veliaj. Në zonën e Kombinatit është parashikuar edhe ndërtimi i një terminali të panaireve që do të rivitalizojë gjithë këtë zonë duke e kthyer në një nga poliqendrat e Tiranës moderne, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Kinostudio.

Kreu i Bashkisë dha një tjetër lajm të mirë edhe sa i takon akseve të tjera hyrëse në Tiranë, të cilat jo vetëm do të lehtësojnë dhe do të rrisin qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga Tirana, por njëkohësisht pritet që të japin një impuls tepër pozitiv edhe në ekonomi. “Një tjetër hyrje është ajo e IKV në Kinostudio që sjell gjithë Malësinë e Tiranës, ku malësia e Dajtit, e Priskës ka atë akses. Kemi marrë sot një draft të parë të një hyrje që duam të organizojmë në Tufinë, që përfundon rruga e Arbrit. Aty po projektojmë që tani për terminal autobusësh dhe për verilindjen të paktën do jetë ajo hyrje e Tiranë”, tha ai.

Si do zgjidhet çështja e trafikut?

Në një qytet të madh ka gjithnjë trafik, është gënjështar ai kryetar bashkie që thotë s’do ketë më trafik. Kompania gjermanë që mat trafikun në Tiranë, ka 20% më pak. Kemi pasur 25 hotspote  Sot kemi 1-2 hotspote, “Shqiponja” dhe segmenti “Teodor Keko” ndërkohë është zgjidhur pjesa nga pallati me shigjeta-Farkë. Tek Shqiponja do ketë mbikalim e nënkalim që besoj se do ta zgjidhë këtë. Kur unë kam takime në qeveri e kam më të lehtë të shkoj me biçikletë në korsitë e dedikuara. Ta heqim iluzonin që Tirana s’do ketë trafik.

Shqiponja dhe Teodor Keko, Unaza e Astirit do fillojmë për punë javësh investimin. Do ketë zgjidhje sepse ka qenë ish- komuna Kashar e bërë  komplet pa plan. Bashkia e Tiranës do bëjë rrugët pingule,  ARRSH do bëjë rrugët tangenciale. Pra ky është plani, ne do fillojmë me bulevardet kryesor të Kasharit në të gjithë zonën e “Astririt”, qeveria do bëjë të gjithë aksin që quhet “Teodor Keko”, ose Unaza e Re.

Ka në projekt për një hyrje që trafiku nga veriu..

Ne sot kemi diskutuar, kemi marrë sot një draft të parë të një hyrje që duam të organizojmë në Tufinë, që përfundon rruga e Arbrit, aty po projektojmë që tani për terminal autobusësh dhe përfundimit të trafikut interurban ndaj për verilindjen të paktën do jetë ajo hyrje e Tiranë . Kemi folur me disa bankat e zhvillimit ndërkombëtare për mundësinë e ribërjes të rrugës nga Kombinati në Plepa. Ne duam të bëjmë një terminal të panaireve në zonën e Kombinatit, të njëjtën gjë me Kinostudion dhe mëto dy hyrje të reja, rruga Kombinat –Plepa./a.m.

Next Post
Burri dënohet me burg se…piu duhan gjatë Ramazanit

Detyrimi ndaj BE, pritet rritje e akcizës së cigareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In