• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vota për PS garanton punët e mrekullueshme në Tiranë

by Java News
07/11/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë reformës territoriale, në këto 3 vjet, edhe zonat e njohura si periferike të Tiranës kanë njohur investime të rëndësishme, që nuk ishin kryer për vite me radhë. Kashari është një prej atyre njësive administrative, të cilat pasi janë bashkuar me Bashkinë e Tiranës, janë bërë pjesë e projekteve transformuese. Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi dje pasdite dëgjesën e radhës për Buxhetin 2019 me banorët e Kasharit, ku theksoi se puna e madhe e bërë në këto 3 vjet do të vazhdojë, e po ashtu, me mbështetjen e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do të ndalen as investimet e nisura.

“Që t’i marrim më shpejt vendimet dhe të kemi mundësi të investojmë me ritëm më të lartë, na duhet që të kemi votat për PS-në në Këshillin Bashkiak. Një nga arsyet pse sot kemi një qeveri efiçente është sepse Edi Rama ka 74 vota. Një shumicë absolute që e bën të ecë pa asnjë ndalesë, që nuk e shantazhon njeri, që s’ka nevojë të bëjë pazar me njeri, që s’ka nevojë t’i bëjë qefin dikujt, pasi e vetmja fuqi që njohim është ajo e qytetarëve që na kanë dhënë votën. Kjo është arsyeja pse na duhet një shumicë e tillë edhe në Këshillin Bashkiak”, tha Veliaj, teksa përmendi rëndësinë që ka vota për të marrë vendime me impakt direkt për qytetarët. Ndaj, ai kërkoi që qytetarët të mos e trajtojnë votën si qokë, por si të vetmen mënyrë që PS-ja të vijojë punën e mrekullueshme të nisur në Tiranë.

Duke përshëndetur vendimin e qeverisë për amnistinë lidhur me regjistrimin e vendbanimit për qytetarët, Veliaj u bëri thirrje banorëve që jetojnë në Kashar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të deklaruar vendbanimin e saktë. Ndryshimet në ligj kanë hyrë në fuqi, ndaj të gjithë ata që ende nuk e kanë bërë regjistrimin, duhet të paraqiten pranë Njësisë Administrative ku realisht banojnë për të bërë regjistrimin e saktë. Ai Veliaj nënvizoi se çdo qytetar e ka për detyrë të bëjë regjistrimin e saktë, pasi kjo është jo vetëm në të mirë të tij, por edhe në të mirë të zonës sepse ndihmon institucionet për të kryer një shpërndarje më të mirë të buxhetit dhe investimeve. “Na duhet të reflektojmë faktin se në Kashar nuk banojnë 8 mijë, por 70-80 mijë njerëz. Ndaj do e vlerësoja shumë ndihmën tuaj këtu. Falenderoj qeverinë që e hoqi pengesën e fundit, gjobën, dhe tani nuk na pengon asgjë tjetër për t’u regjistruar. Na ndihmon jo vetëm për buxhetin e bashkisë, na ndihmon edhe kur kërkojmë subvencionimin nga qeveria”, tha ai.

Kashari do të ketë shumë shpejt edhe një bulevard të ri, që do të lidhë Unazën e Tiranës së Re me Rr. “Tre Dëshmorët e Kombit”, çka i jep zonës, por edhe kryeqytetit, një tjetër vepër të rëndësishme infrastrukturore. “Jemi në fazën e parë dhe më vjen mirë që kemi ecur me punimet në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht, pavarësisht shirave që patëm në verë. Shumë njerëz kanë parë bulevardin e Tiranës, u duket mrekulli, por ndërkohë pa marrë shumë vëmendje ka avancuar edhe Bulevardi i Kasharit. Nga njëra anë janë ndërtimet, nga ana tjetër është ruajtur hapësira e gjelbër për të bërë edhe aty një park. Jam shumë i lumtur se aty, që tani, pa mbaruar ende faza e parë e punës, u është rritur vlera të gjitha shtëpive”, tha Veliaj.

Zona e Kasharit është përfituese direkte edhe e një prej investimeve më të mëdha, si ndërtimi i “Unazës së Re” dhe rrethrrotullimit te “Sheshi Shqiponja”, që pritet të fillojë së shpejti nga ndërtimi. “ARRSH-ja dhe Ministria e Transporteve po fillon nga rrethrrotullimi te “Shqiponja” dhe gjithë zona e unazës te Rr. “Teodor Keko”, çka besoj çliron trafikun. Kush e ka shtëpinë mes Fabrikës së Miellit dhe TEG-ut ia ka parë hajrin çfarë do të thotë të kesh një rrugë që s’bllokohet kurrë. Besoj të njëjtin hajër do t’ia shohim edhe investimit të qeverisë dhe Ministrisë së Transportit”, nënvizoi Veliaj.

ma.me

Next Post
Panuçi tërbohet në Konferencë: Përkthimi është Katastrofë!

Ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin, Panuçi publikon listën e kombëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In