• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vitin tjetër “Universiada” zhvillohet te Parku i ri Olimpik; hapësirë fantastike e moderne për Tiranën

by A R
11/11/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, studentë nga 26 universitete publike dhe private do të marrin pjesë në garën sportive, “Universiada 2016”. Si një nga politikat e Bashkisë së Tiranës, për përparësinë që duhet të ketë gjallërimi i jetës së të rinjve, nëpërmjet aktiviteteve sportive, qëllimi i këtij aktiviteti është që, përmes zhvillimit të garave sportive, të forcohet bashkëpunimi ndërmjet të gjitha universiteteve.

Në nisje të garës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e aktiviteteve sportive që po zhvillohen te Pallati i Sportit. “Dua t’ju uroj shumë suksese! E di që kjo është një garë, e di që të gjithë dëshironi fitore, e di që kupat janë të kufizuara, por është e rëndësishme që të marrin pjesë të gjithë. Besoj që në sport nuk fitohet vetëm një kupë ose një medalje, ndërtohet karakter, mësohet si humbet, mësohet edhe si fitohet. Në Shqipëri kemi nevojë të mësojmë se si të jemi fitimtarë të përulur, por edhe kur humbasim, të kuptojmë që nuk është fundi i botës. Ngrihemi, edhe luftojmë prapë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj dha një lajm të mirë për të gjithë sportistët dhe dashamirësit e sportit, duke njoftuar se vitin e ardhshëm “Universiada” do të zhvillohet te Parku i ri Olimpik, i cili do të jetë një hapësirë moderne dhe një nga parqet olimpike më të bukura në rajon. “Vitin tjetër ‘Universiada’ do të jetë te ‘Parku Olimpik’,  që do të jetë hapësira më fantastike, moderne që ne kemi, ndoshta një nga parqet olimpike më të bukura në rajon dhe do të kemi realisht ndeshje dhe lojëra cilësore. Dua t’ju ftoj të gjithëve, një vit si sot, për “Universiadën” e dytë, ku do të takohemi të gjithë te “Parku Olimpik” pranë Liqenit të Tiranës”, tha ai.

Dita e parë aktivitetit u zhvillua në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, si dhe në Sallën e Lojërave pranë Universitetit të Sporteve Tiranë, ndërsa dita e dytë pranë kompleksit “Tirana” në afërsi të Ish-Frigoriferit Tiranë.

Gjatë këtyre dy ditëve do të zhvillohen gara sportive në:

  1. Volejboll femra & Meshkuj
  2. Basketboll Femra & Meshkuj
  3. Minifutboll meshkuj
  4. Beach-volley Femra & Meshkuj.

Partnere e Bashkisë së Tiranës në këtë organizim është Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare pranë Universitetit të Tiranës./a.m.

Next Post
Aksion i madh policor në BeH, arrestohet ish-ministri i Brendshëm

Aksion i madh policor në BeH, arrestohet ish-ministri i Brendshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In