• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vitin tjetër hapim 17 shkolla të reja në Tiranë

by A R
16/09/2019 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shkollës “Kosova ”vitin e shkuar, sot ka hapur dyer për nxënësit shkolla “Servete Maçi”, e cila vjen me kushte të mira, por edhe me arkitekturën më të veçantë, çka e bën atë një nga shkollat më të mira në gjithë vendin.

Në hapjen e kësaj shkolle mori pjesë kryeministri Edi Rama si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët i uruan nxënësve një vit të mbarë dhe plotë suksese, ndërsa panë nga afër edhe kushtet që ofron institucioni më i ri arsimor në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu urimet e tija për nxënësit që ulen sot në bankat e shkollës, ndërsa falenderoi prindërit që këmbëngulën dhe fituan betejën që në rrënojat e shkollës së vjetër të mos ngriheshin pallate dhe të bënin të mundur ngritjen e shkollës më të bukur në vend.

“Mund të themi me plot gojën që ta gëzojmë shkollën e re “Servete Maçi” dhe një bravo, ju lumtë të gjithëve. Meritën më të madhe e kanë prindërit, ata që një mandat përpara skuadrës time, midis skuadrës time dhe skuadrës së Edit në fakt, luftuan që kjo dhe shkolla Kosova të mos ktheheshin në terrene pallatesh. Është shumë kollaj të ngresh duart lart dhe të thuash kjo është e rrënuar, çfarë na duhet. Por do shumë më shumë guxim të thuash se nga rrënojat mund të lindë diçka e re dhe e bukur”, -u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur që çdo fillim të vitit të ri arsimor të hap një shkollë të re, ndërsa tha se viti i ardhshëm do jetë akoma më i veçantë pasi do të hapin dyer për nxënësit 17 shkollat e reja.

“Ky është shtatori im i pestë si kryetar bashkie, më kujtohet që në, çdo shtator kemi hapur nga një shkollë të re, shkollën “Betim Muço”, shkollën “Ardian Klosi”, shkollën Kosova, “Hoxha Tahsim” dhe shkolla “Servete Maçi”. Për të pasuar me shtatorin e ri, për të hapur 17 shkolla të reja, për ti dhënë fund mësimit me turne. Jo për t’i dhënë fund sistemimit në disa kuti shkrepëse, që s’të japin pikë emocioni, por në një hapësirë kreative si kjo që në fakt për herë të parë bëmë një eksperiment në Bashkinë e Tiranës, që më thoshte dil nga korniza. Nuk ka nevojë të kemi të njëjtët arkitektë që bëjnë të njëjtat shkolla, që duken si burgje, si spitale. Dhe ne bëmë një eksperiment, kjo shkollë është dizenjuar nga studentë të sapodiplomuar të arkitekturës”,- tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit që mundësuan që nisja e procesit mësimor të mos shoqërohej me problem apo vonesa në trafik. “”, tha kryetari I Bashkisë së Tiranës.

“Sot kemi pasur një ndihmë të jashtëzakonshme dhe dua të falenderoj të gjithë çunat e gocat e Policisë së Shtetit,Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake. Ka qenë shtatori I parë në memorien time që s’kemi pasur, jo vetëm një vonesë në trafik por asnjë incident për të kapur orën 08:00, është respektuar orari për ata që bëjnë transportimet me furgona, I kemi thënë gjithmonë: Në një qytet si Tirana fëmijët janë më të rëndësishëm se patatinat e çumçakizat, ndaj në orën 07: 00-9: 00 e kemi ekskluzivisht territorin e Tiranës, gjithë mobilitetin e rrugët e saj kryesisht në funksion të fëmijëve. Falenderoj të gjithë ata prindër që në vend të zgjidhnin të ishin përtacë, t’i hipnin fëmijët në makinë e të rrinin dy minuta me fëmijët, morën 30 minuta t’i merrnin për dore, të flisnin gjatë kohës, duke na lehtësuar pak trafikun, por edhe duke respektuar këshillën e Bashkisë për të bërë sa më shumë lëvizje në këmbë,me biçikleta sidomos në këto orare kur ne duam të çojmë fimijët në shkollë, por edhe për t’i mbajtur ata të shëndetshëm”, nënvizoi Veliaj.

/a.r

Next Post
Veliaj thumbon Metën: E lanë papunë, deri tani ishte i vetmi nga LSI që ishte i punësuar

Veliaj, ironi me Metën, i kujton ndërtimin pa leje të deputetit të LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In