• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vitin tjetër, 2 mijë kredi të buta për të pastrehët

by A R
01/09/2016 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konvikti i shkollës së mesme elektrike “Gjergj Canco” në kryeqytet është gati të presë nxënësit për vitin e ri arsimor, që pritet të nisë në shtator. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e godinës dhe ambienteve përreth, duke ofruar kushte më të mira, si dhe siguri maksimale për nxënësit dhe stafin që punon aty. Konvikti i rikonstruktuar u përurua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se 230 nxënësit që jetojnë në këtë konvikt do të gjejnë në shtator ambiente shumë herë më të mira nga ato që lanë disa muaj më parë.

“Në këtë konvikt kanë ndodhur disa transformime shumë të rëndësishme. I pari ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike sepse nga ky vit, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër administrimin e konvikteve për nxënësit dhe studentët”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Duke u nisur nga fakti se edhe në këtë konvikt u liruan disa ambiente të zëna për t’ua kthyer ato nxënësve të shkollës, kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se kjo situatë nuk mund të vazhdonte më, ndërsa ka ftuar banorët që të përfitojnë nga programet e strehimit social që ofron bashkia. Ai u shpreh se nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të hapë procedurën për përfitimin e kredive të buta për strehim.

“Duke filluar nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të vendosë një milion dollarë për dhënien e 2 mijë kredive të buta, çka do të bëjë të mundur që bankat të gjenerojnë mbi 60 milion dollarë në tregun imobiliar, kurse 2 mijë familje të reja do të marrin apartamentin e tyre në Tiranë, ndonëse qeveria qendrore e ka pezulluar programin e kredive të buta për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, ku deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm merrnin kredi të buta. Bashkia e Tiranës, duke qenë se i ka sistemuar financat e veta, do ta fillojë e pavarur nga qeveria qendrore projektin e kredive të buta. Nga viti tjetër, nëse një çift i ri dëshiron të blejë një shtëpi në Tiranë, do të mund të aplikojë për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur të lirojë të gjitha konviktet e zëna nga familjarët, qofshin këto për nxënësit e arsimit të mesëm, ashtu edhe për studentët, ndaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë zaptuar këto ambiente t’i lirojnë ato dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron bashkia nëpërmjet programeve të strehimit social. “Kush vjen nga një fshat i largët apo zonë e thellë duhet të ketë të njëjtat shanse për sukses, si dikush që ka lindur në zemër të Tiranës. Konviktet tona janë mundësia se si ne i japim një fillim të barabartë të gjithë nxënësve dhe studentëve në Tiranë. Vërtet krijon një histeri publike, por di t’ju them se në këtë konvikt, hapësirat që janë liruar janë zënë nga njerëz që i kanë pasur punët shumë mirë. Dikush që është doktoreshë nuk ka nevojë për asistencë sociale, mundet fare mirë në tregun e lirë me rrogën që ka, të marrë një kredi dhe të strehohet si gjithë të tjerët. Dikush që ka një shtëpi të dytë, zapton sepse i bie qylit, sepse i intereson më mirë, por nuk është një argument për të zënë një hapësirë publike”, u shpreh Veliaj.

Në këtë konvikt, falë ndërhyrjes, u bë e mundur kolaudimi i bombolave të gazit për të garantuar siguri maksimale për jetesën e nxënësve. Gjithashtu, janë vendosur 13 kamera në ambiente të ndryshme për të mbikëqyrur mbarëvajtjen ditore dhe për të krijuar siguri te nxënësit dhe punonjësit. Është rregulluar sistemi elektrik dhe ai hidraulik, pasi pjesa më e madhe e tyre ishte jo funksionale. Janë sistemuar të gjitha ambientet e brendshme të konviktit për të krijuar kushte sa më të mira jetese. Një kujdes i veçantë është treguar për mensën me rikonstruktimin e brendshëm të saj, duke filluar që nga sistemi hidraulik dhe eliminimi i objekteve që nuk përmbushnin as kushtet më minimale të higjienës sanitare. Po ashtu është krijuar një ambient komod për studim dhe një hapësirë sportive.

Next Post
Gigi Dalessio i mbytur nga borxhet: Do të këndoj 15 vjet për t’i paguar

Gigi Dalessio i mbytur nga borxhet: Do të këndoj 15 vjet për t’i paguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

January 17, 2026
U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In