Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt dhe hetimet që po kryhen ndaj tij, duke thënë se akuzohet se shtëpia e vjehrrit në Qerret është e tija, sepse aty janë gjetur rrobat e djalit 6-vjeçar.
Rama shprehet se, “kur shkohet deri këtu që ti kërkohet dikujt llogari për vjehrrin e vdekur, që është bërë posedues i një shtëpie në kohën kur dhëndri nuk ka patur asnjë lloj pushteti është vërtet mbresëlënëse”.
Rama: Në akuzën që i bëhet kryetarit të Bashkisë , në atë romanin e madh, p.sh. flitet për shtëpinë e të vjehrrit, vite e vite më parë marrë në Qerret atje. Dhe akuzohet se meqë janë gjetur aty rrobat e djalit tënd, fëmija i vogël që shkon te gjyshja në plazh, është shtëpia jote. Mbase është e vërtetë, do ta shikojmë me prova. Por ama kur shkohet deri këtu që ti kërkohet dikujt llogari për vjehrrin e vdekur, që është bërë posedues i një shtëpie në kohën kur dhëndri nuk ka patur asnjë lloj pushteti është vërtet mbresëlënëse.