• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj vijon turin e gjelbër: Berisha e Meta e bëjnë gropë në çdo gjë që prekin

by A R
26/04/2023 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, i cili bashkë me stadiumin “Selman Stërmasi”, do të transformohen nga Bashkia e Tiranës, Erion Veliaj ftoi qytetarët e Njësisë 7, të votojnë për atë forcë politike që punon për familjen dhe fëmijët e tyre.

“Ftesa ime për çdo demokrat dhe për çdo anëtar të fundit që i ka ngelur Monikës dhe Ilirit është: Mos e bëj për ne, por mendo për fëmijën tënd! E nëse nëpërmjet familjes tonë politike çerdhja është bërë më e mirë, mos pyet për të majtë e për të djathtë, pyet kush e rregulloi çerdhen! Nëse kopshti është bërë më i mirë, mos pyet për teserë, po shiko kush rregulloi kopshtin! Nëse sot Tirana ka 40 e ca shkolla, mos pyet i kujt partie ishte, por pyet cila skuadër dhe kush ma bëri shkollën më të mirë për fëmijën! Nëse Fusha e Aviacionit, Njësia 7, ka më shumë gjelbërim, mos u shqetëso fare për mbiemrat e tyre, por shiko kush ta bëri këtë gjelbërim dhe të solli oksigjen! Nëse kompleksi “Dajti” sot iu kthye publikut, mos na e shiko fare logon e partisë, mjafton të shohësh se cila është skuadra që shkon përpara! Nëse “Asllan Rusi” e “Selman Stermasi” do të transformohen ashtu si “Arena Kombëtare”, mos e lejo veten të të përdorë Saliu duke thënë fillimisht ‘Arena e korrupsionit’ dhe pastaj ‘e demokracisë’. Bashkohu me ne, që sot që t’i bëjmë këto punë bashkë,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Sali Berisha poshtëroi demokratët në shfaqjen e në stadium.

“Ju kujtohet kur thanë: Stadiumi i krimit, stadiumi i korrupsionit, stadiumi i mafias, i Ndraghetas, i Cosa Nostras?! Pastaj, kur vajtën tek stadiumi thanë: Stadiumi i Lirisë, stadiumi i demokracisë, stadiumi i fitores, stadiumi i shpresës! Me kë tallen këta? As me demokratët nuk tallen dot, se prandaj demokratët e braktisën dhe e lanë tek-pullë në stadium, duke e bërë gazin e botës. 80 vjeç burri aty duke iu folur karrigeve bosh. U kënaqën karriget me fjalim. Një njeri që mund të rrijë dy orë, t’i flasë stadiumit bosh dhe t’i shohë karriget si njerëz me të cilët do fitojë, është gajasja më e madhe! Bravo u qoftë demokratëve që e lanë tek pullë vetëm, ashtu si ai i ka tallur ata, duke i ndërsyer kundër nesh. Pse duhet të gënjesh edhe për shkollat, – se nuk ka asnjë problem, ka shkollë nate e mund ta bësh shkollën, po pse duhet të gënjesh për gjithçka? E kanë Bashkinë e Shkodrës. Pse nuk e bëjnë falas autobusin në Shkodër? Një linjë autobusi është atje. Pse nuk e bëjnë Shkodrën me nënkalime? Këta kanë dy programe: Një program e kanë për ata që tashmë i kanë rrejt dhe nuk i rrejnë dot më, një program tjetër e kanë për ata që nuk i kanë rrejt akoma. Por unë di t’ju them këtë: Tirana nuk gënjehet më”, shtoi ai.

Veliaj ka ironizuar mungesën e emrit të Berishës në fletën e votimit.

“Ku janë në fletë votimi? Ku është logo e partisë? Ku është emri i udhëheqësit? Ka pas qenë një këngë për brezin tim, kur ishim ne të rinj, “no name, no face, no number”. Demokratët kanë dy zgjedhje: Ose të poshtërohen nga Saliu dhe të shkojnë tek Ilir Meta si “cjapi tek kasapi”, se vetëm ai është në fletë votimi, njeriun që i ka abuzuar dhe dhunuar më shumë, ose të bashkohen me ne, me Partinë Socialiste dhe të shkojnë përpara.”

/a.r

Next Post
Berisha publikon një sondazh anonim: Belindi fiton me 73% zgjedhjet

Berisha publikon një sondazh anonim: Belindi fiton me 73% zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In